KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 72 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 72 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit
AktualeBotaKomentKulture

72 ish-pjesëmarrës të Eurovisionit kërkojnë përjashtimin e Izraelit

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 12:53 pm
468 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest. Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Tani, një letër e drejtuar Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) është nënshkruar nga 72 muzikantë dhe performues të lidhur me këtë festival. Në këtë letër, organizatorëve u bëhet thirrje që ta përjashtojnë Izraelin dhe transmetuesin e tij publik për shkak të, siç thuhet në dokument, “gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit shumëvjeçar të aparteidit dhe pushtimit ushtarak ndaj të gjithë popullit palestinez”.

Ndër nënshkruesit e letrës janë edhe fitues të mëhershëm të Eurovision-it si Charlie McGettigan, Salvador Sobral dhe Fernando Tordo, si dhe këngëtarja britanike Mae Muller, këngëtarja franceze La Zarra, përfaqësuesja e dikurshme e Turqisë Hadise Açıkgöz dhe konkurrentët e vitit të kaluar Ásdís María dhe GÅTE, të cilët morën pjesë në atë që letra e përshkruan si “edicioni më i politizuar, më kaotik dhe më i pakëndshëm në historinë e Eurovision-it”. Eurovision 2024 është shoqëruar nga polemika të shumta për shkak të përfshirjes së Izraelit në garë, në një kohë kur konflikti në Gaza vazhdon. Kritikët kanë akuzuar EBU-në për hipokrizi, duke kujtuar përjashtimin e Rusisë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraelit iu lejua të garojë pavarësisht situatës.

Vitin e kaluar, Izraeli rrezikoi të tërhiqej nga gara pasi këngëtares së tij iu kërkua të ndryshonte tekstin e këngës “October Rain”, për shkak të aludimeve të dyshuara ndaj sulmeve të 7 tetorit. Po ashtu, KAN u kritikua rëndë për sjelljen ndaj konkurrentëve të tjerë, veçanërisht ndaj përfaqësueses së Irlandës, Bambie Thug, e cila e akuzoi rrjetin izraelit për “nxitje dhune” ndaj saj.

 

Marrë nga Gazeta-shqip.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj

Shqipëria korridor i trafikimit të 500 emigrantëve! Çmontohet rrjeti në Greqi

Gola dhe spektakël në Conference League

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tri kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike, çdo muaj
Artikulli tjetër “Investimi” që filloi me pushtim prone dhe përfundoi me titull strategjik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 6 Nëntor, 2026
Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.