KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krizë e monedhash në Belgjikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Krizë e monedhash në Belgjikë
BotaFinanceSociale

Krizë e monedhash në Belgjikë

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2024 5:40 am
154 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet belge kanë kërkuar nga qytetarët të shpenzojnë monedhat për të mos pasur nevojë për prodhimin e tyre, shkruan Euronews.

Ministria e Financave e Belgjikës ka nisur fushatë në rrjetet sociale ku bën thirrje për shpenzimin e monedhave. Në Belgjikë ka më shumë se 4.2 miliardë monedha, vlera totale e të cilave është më shumë se 1.5 miliardë euro.

Dyqanet belge nuk po mund të kthejnë kusur kur njerëzit paguajnë me para në dorë pasi ka mungesë të madhe të monedhave.

Fushata në rrjetet sociale pasoi paralajmërimet nga një numër shoqatash kryesore tregtare në Belgjikë për mungesën e monedhave. Ata pretendojnë se qytetarët po kursejnë monedhat pesë, dhjetë dhe 20 centë. Sipas tyre, këto monedha nuk po qarkullojnë sa duhet.

“Që nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, konsumatorët i kanë përdorur dukshëm më pak monedhat dhe i kanë ruajtur, duke i penguar të kthehen në qarkullim. Megjithatë, duke qenë se tregtarët kanë nevojë për monedha, ka mungesë”, shpjeguan shoqatat tregtare.

Ata që nuk duan t’i përdorin për pagesë monedhat, mund t’i depozitojnë në një bankë ose t’i dhurojnë për bamirësi. Autoritetet vlerësojnë se duke kthyer vetëm dy për qind të monedhave të papërdorura në qarkullim çdo vit, më shumë se pesë milionë euro mund të kursehen në koston e prodhimit të monedhave të reja.

Reduktimi i prodhimit të monedhave është gjithashtu i dobishëm për mjedisin. Gjatë prodhimit dhe transportit të tyre, emetohen sasi të konsiderueshme të dioksidit të karbonit (CO2). Një nga arsyet pse nuk përdoren monedhat është se gjithnjë e më shumë njerëz përdorin pagesat digjitale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Evropa po vuan pasojat e turizmit”
Artikulli tjetër Putini rrit taksat, për ta financuar luftën në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.