KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fitimi i sektorit bankar ra me 15% për tremujorin e parë të vitit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fitimi i sektorit bankar ra me 15% për tremujorin e parë të vitit
AnalizeFinanceZhvillim

Fitimi i sektorit bankar ra me 15% për tremujorin e parë të vitit

Përditësimi i fundit: 9 Maj, 2025 9:31 am
390 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat e para të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se fitimi neto i sektorit bankar ka pësuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Mbështetur në raportimet e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), fitimi neto i sektorit për 3-mujorin 2025 kishte vlerën e 8.35 miliardë lekëve, në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e normave të interesit në Lekë dhe në Euro duket se ka filluar të japë efektet e para në një korrigjim në ulje të fitimeve të sektorit bankar në vend. Ky efekt është i dukshëm për të gjitha bankat e sektorit, që, pa përjashtim, kanë raportuar fitime më të ulëta krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Bankat qendrore vitin e kaluar nisën uljen e normave të interesit dhe kjo është reflektuar në kthimet prej instrumenteve ku bankat investojnë asetet e tyre.

Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, aktualisht ka zbritur pranë nivelit të 2%, nga pothuajse 3.7% që ishte një vit më parë. Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.78%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e treguesve benchmark përcillet direkt në normat e kredive me norma të ndryshueshme interesi të bankave tregtare.

Banka më e madhe në vend, BKT, edhe në tremujorin e parë kryeson renditjen e fitimeve, me një vlerë prej 2.35 miliardë lekësh, por në rënie me 6.2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Vijon Raiffeisen Bank, me fitim neto në vlerën e afërsisht 2 miliardë lekëve (në rënie vjetore me 7.4%), OTP Albania, me 1.17 miliardë lekë (13.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë), Intesa Sanpaolo, me 758 milionë lekë (19.5% më pak krahasuar me tremujorin I 2024), Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 638 milionë lekë (5.2% më pak krahasuar me një vit mëe parë), Tirana Bank, me 667 milionë lekë (5.8% më pak krahasuar me një vit më parë), Credins Bank, me 371 milionë lekë (31.8% më pak krahasuar me një vit më parë), Union Bank, me 324 milionë lekë (33.7% më pak krahasuar me një vit më parë), Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 258 milionë lekë (19.9% më pak krahasuar me një vit më parë), ProCredit Bank, me 2 milionë lekë (95.7% më pak se një vit më parë).

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) e ka mbyllur tremujorin e parë të viti me humbje, në vlerën e 198 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë raportonte fitim neto për 85 milionë lekë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve.

Për sa i takon kthimit nga kapitali aksioner, renditja kryesohet nga Raiffeisen Bank, me 24.46%, e ndjekur nga ABI Bank, me 20.53%, BKT, me 17.83%, OTP Albania, me 17.12%, Tirana Bank, me 16.28%, Fibank, me 15.1%, Union Bank, me 13.68%, Intesa Sanpaolo, me 13.08%, Credins Bank, me 5.94%, ProCredit Bank, me 0.2% dhe UBA, me -19.77%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Papa Leoni i XIV-të do të drejtojë sot meshën e parë
Artikulli tjetër Baret nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.