KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
AktualeAnalizeKryesorePolitikeSociale

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 7:53 am
207 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ka përfunduar votimi në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të dielën, pas një fushate të zhurmshme të mbizotëruar nga përpjekjet e vështira të vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe nga synimet e kryeministrit Edi Rama për një mandat të katërt.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe numërimi i votave pritet të përfundojë brenda 48 orëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor u zhvillua normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 18:00 ishte 41.39 për qind.

Kjo është një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare më 2021, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 45.48 për qind.

Qytetarët e Shqipërisë, vend me 2.8 milionë banorë, votuan për t’i zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar, nga 2.046 kandidatët që përfaqësuan 11 grupe politike, përfshirë tri koalicione.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin rreth 3.7 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata nga diaspora.

Në këto zgjedhje u përballën kryeministri në largim, Edi Rama, dhe kundërshtari i tij i përbetuar Sali Berisha, një politikan i djathtist që kryeson një aleancë të partive opozitare.

Zgjedhjet e këtij viti janë parë si vendimtare për të matur zhvillimin demokratik të vendit dhe për ta përcaktuar synimin e madh për një të ardhme evropiane.

Rama e kaloi javën e fundit duke përsëritur premtimin e tij se do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE-në deri në fund të kësaj dekade, edhe pse disa ekspertë dyshojnë se ky afat kohor është i mundur për shkak të reformave që kërkohen për t’u bashkuar me bllokun, përfshirë çrrënjosjen e korrupsionit.

“Sot populli shqiptar do të vendosë të shtyjë fuqishëm përpara dhe të na japë të gjithë forcën që na duhet për ta bërë Shqipërinë shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së”, tha Rama për gazetarët pranë një qendre votimi, pasi e hodhi votën.

Edhe Berisha mbështet synimet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin dhe se do t’i rrisë pagat.

“Do të jetë një ditë e re vere për shqiptarët”, tha Berisha për Reuters pasi votoi. “Votoni, votoni, votoni”.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Rama mund të fitojë deri në 50 për qind të votave dhe Berisha deri në 35 për qind.

Rama mund të ketë nevojë për ndihmën e partive më të vogla për të ruajtur një shumicë të ngushtë në Kuvendin me 140 ulëse.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe më 10 maj
Artikulli tjetër Fiona Hill: Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.