KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fiona Hill: Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Fiona Hill: Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror
BotaOpinionPolitikeZhvillim

Fiona Hill: Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 7:58 am
219 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Siguria ndërkombëtare dhe sistemi financiar, të ndërtuara dhe të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore i kanë bërë ballë Luftës së Ftohtë, luftërave rajonale, krizave ekonomike dhe madje edhe një pandemie botërore. Por, sipas një ish-këshilltareje të presidentit amerikan, Donald Trump, – që tashmë është një nga kritiket më të mëdha të tij – ndoshta nuk do t’i mbijetojnë mandatit katërvjeçar të Trumpit.

“Ky është fundi i sistemit ndërkombëtar, siç e njohim ne”, tha Fiona Hill, ish-këshilltare e Trumpit për Rusinë dhe tani eksperte në Institutin Brookings. Intervista e Hillit për Radion Evropa e Lirë, është pjesë e një serie me tri pjesë, e quajtur Ndryshimet e Politikës së Jashtme të Amerikës. “Sinqerisht, ka qenë duke u shembur që një kohë të gjatë”.

“Presidenti Trump më nuk do që të paguajë për këtë [rendi ndërkombëtar] apo ta mbështesë, madje as në aspektin e udhëheqjes politike dhe kjo vlen edhe për institucionet vendore që janë të lidhura me projeksionin e ndikimit dhe fuqisë së SHBA-së jashtë vendit”, tha ajo.

I ashtuquajturi rend ndërkombëtar, i bazuar në rregulla – term i përdorur nga Uashingtoni për kornizën globale të pasluftës – mbështetet mbi parimet si integriteti territorial, siguria kolektive, të drejtat e njeriut dhe tregtia e lirë. Institucionet sikurse Kombet e Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale – gjykatë në të cilën SHBA-ja nuk është anëtare – u krijuan për të mbrojtur dhe zbatuar këto vlera.

Por, që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump thotë se ky sistem nuk funksionon më për Shtetet e Bashkuara dhe për punëtorin amerikan, duke theksuar veçanërisht humbjen e vendeve të punës ndaj Kinës dhe shteteve të tjera, që kanë tregje në zhvillim, çka sipas tij ka boshatisur qytete e komunitete në të gjithë vendin dhe ka çuar në një deficit të madh tregtar.

Pavarësisht mangësive të tij, disa ekspertë argumentojnë se sistemi aktual ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja ka sjellë një periudhë të paprecedent paqeje dhe mirëqenieje botërore. Nëse ky sistem do të mbijetojë në një formë apo tjetër, atëherë do të jetë falë Evropës dhe Azisë, tha Hill.

“Ky është një moment vendimtar”, tha ajo për vendet në këto rajone, përfshirë Kinën. “Çfarë vlerësojnë në të vërtet? Sa shumë i vlerësojnë këto institucione? Nëse i vlerësojnë, atëherë, domosdo do të duhet të jenë ato që ndërmarrin hapa për t’i mbështetur”.

Hill është një studiuese e njohur për Rusinë dhe biografe e presidentit rus, Vladimir Putin. Ajo e ka vëzhguar udhëheqësin e Kremlinit nga afër gjatë angazhimeve ndërkombëtare dhe e ka shoqëruar Donald Trumpin në samitin e tij me Putinin në Helsinki në vitin 2018, një takim që u përmbyll me një konferencë për media të cilën Hill më vonë e përshkroi si “poshtëruese” për Shtetet e Bashkuara.

Hill gjithashtu dëshmoi para Kongresit gjatë procesit të parë të shkarkimit të Trumpit në vitin 2019. Që prej largimit nga Qeveria, ajo ka qenë një kritike e zëshme dhe e spikatur e Trumpit, dhe në mars, administrata Trump ia hoqi autorizimet e sigurisë dhe qasjen në informacione të klasifikuara.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Hill tha se SHBA-ja duket se po ndjek trajektoren e Rusisë nën Putinin dhe të Hungarisë nën kryeministrin Viktor Orban, pasi Trump po përpiqet të anashkalojë institucione si Kongresi dhe gjykatat që kanë ofruar kontroll dhe balancë ndaj pushtetit ekzekutiv – një akuzë që është ngritur nga kritika të tjerë të shquar të Trumpit.

“Nuk e kam menduar kurrë që do ta shihja Shtetet e Bashkuara që afrohen me Rusinë në këtë mënyrë. Ka shumë përputhje, por nuk është drejtimi që njerëzit mendonin se do të ishte pas vitit 1989”, tha ajo, duke iu referuar revolucioneve demokratike që rrëzuan liderët autoritarë në Evropën komuniste Lindore.

Hill tha se ankesat për pabarazinë në Shtetet e Bashkuara, që ndihmuan Trumpin të vijë në pushtet dy herë, janë reale dhe të ligjshme, por shtoi se shumica e amerikanëve nuk votuan për një presidencë hiper të personalizuar dhe për shkatërrimin e institucioneve.

Strategjia e SHBA-së dhe paqja në Ukrainë

Teksa Trump po shtyn përpara nismën e tij për mbrojtje nga ajri, të quajtura “Kupola e Artë”, dhe po lëviz që të rikthejë prodhimin në SHBA, Hill tha se sheh një ndryshim më të gjerë strategjik: një tërheqje nga angazhimi global pas një “SHBA-ja si fortesë”.

Në thelb të këtij vizioni është përfundimi i luftës në Ukrainë si pjesë e një marrëveshje më të gjerë me Rusinë, një rival i fuqishëm bërthamor që gjithashtu po kërkon të ndryshojë rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja. Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka bërë përfundimin e konfliktit – tani në vitin e tij të katërt – prioritet kryesor dhe në mars kërkoi një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor.

Kievi ka pranuar propozimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Por, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka zvarritur procesin, duke mbajtur në avantazh trupat e tij dhe duke fituar momentum në fushëbetejë. Sipas Hillit, kjo vonesë, e ka vendosur Trumpin në një pozicion të vështirë.

“Ai do të kërkojë dikë për të fajësuar. Nuk do të dojë që ta fajësojë Putinin”, tha ajo.

Trump, shtoi ajo, i konsideron vetëm Putin dhe presidentin kinez, Xi Jinping, si homologë të vërtetë dhe ka pak durim për atë që ai e sheh si mosrespekt ose mospërfillje nga liderët që i konsideron të barabartë.

“Ai mund të zemërohet gjithnjë e më shumë me Putinin dhe gjithashtu mund të bëhet më i interesuar për të sulmuar Ukrainën, sepse nuk do të dojë të duket i dobët”, tha ajo.

Ky tension u shfaq hapur gjatë takimit në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur Trump e akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se nuk ka interes të vërtetë për paqe, sipas burimeve që janë të informuara me diskutimet e zhvilluara.

Hill tha se lufta ka pak gjasa të përfundojë nëse Putini nuk bindet se fitoret e mëtejshme në fushëbetejë janë të paarritshme. Kjo, sipas saj, do të kërkojë mbështetje të qëndrueshme nga Perëndimi – ushtarake, financiare dhe politike – për Ukrainën, pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara përfshihen apo jo.

Në terma afatgjatë, tha ajo, Ukraina duhet të integrohet në çfarëdo arkitekture të sigurisë evropiane që del pas luftës. Se çfarë roli do të luajë SHBA-ja në të ardhmen, megjithatë mbetet e paqartë, teksa Trumpi vazhdon politikën e tij të tërheqjes strategjike.

Në ndërkohë, Hill paralajmëroi se përshkallëzimi i sulmeve të Trumpit ndaj institucioneve botërore dhe atyre vendore – të kontrollit dhe balancës – janë duke dëmtuar aleancat dhe po prishin imazhin e Uashingtonit në skenën botërore.

“SHBA-ja e ka humbur besueshmërinë në nivel botëror”, tha ajo. “Shumë nga kjo është e pakthyeshme. Do të duhet shumë kohë që SHBA-ja të rindërtojë atë që ka humbur”.

Mësimi, tha ajo, është i dhimbshëm:

“Ajo që ndërtohet për një shekull, mund të shembet për 100 ditë.”

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Artikulli tjetër Ukraina e “gatshme” për bisedime direkte pas propozimit të Putinit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.