KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina e “gatshme” për bisedime direkte pas propozimit të Putinit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ukraina e “gatshme” për bisedime direkte pas propozimit të Putinit
AktualeBotaKomentPolitike

Ukraina e “gatshme” për bisedime direkte pas propozimit të Putinit

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 8:02 am
221 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është “i gatshëm” të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar për arritjen e një armëpushimi, duke e quajtur “sinjal pozitiv” për përfundimin e luftës thirrjen e Moskës për bisedime të drejtpërdrejta.

Zelensky shkroi në X të dielën se është “sinjal pozitiv që rusët më në fund kanë filluar të mendojnë për përfundimin e luftës”, duke shtuar se “hapi i parë i domosdoshëm” është arritja e një marrëveshjeje për armëpushim.

Disa orë më parë, gjatë një konference për shtyp në Moskë, Putini e shpërfilli thirrjen për një armëpushim të shpejtë 30-ditor në luftën në Ukrainë dhe, në vend të saj, kërkoi të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta dhe “pa parakushte” me Ukrainën, mbase në Stamboll më 15 maj.

Pa përmendur drejtpërdrejt thirrjen për armëpushim, Putin propozoi “rifillimin” e bisedimeve për paqe, që u zhvilluan mes Rusisë dhe Ukrainës në prill të vitit 2022 – pak javë pasi Rusia e kishte filluar pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt.

“Ne jemi të vendosur të zhvillojmë bisedime serioze. Qëllimi i tyre është t’i eliminojnë shkaqet rrënjësore të konfliktit… dhe të sjellin paqe afatgjatë, të qëndrueshme në një perspektivë historike”, tha Putin, i cili shpesh ka përdorur shprehje të tilla për t’i kundërshtuar synimet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, si dhe për të theksuar qëndrimin e tij që Kievi të mbetet neutral.

Putin tha se së shpejti do të flasë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të kërkuar ndihmën e tij për t’i ndërmjetësuar bisedimet në Stamboll.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që, gjatë këtyre bisedimeve, të arrijmë ndonjë marrëveshje për një armëpushim të ri”, shtoi Putin.

Zelensky tha se “nuk ka kuptim të vazhdohet vrasja as edhe për një ditë të vetme“, duke shtuar se “ne presim që Rusia ta konfirmojë armëpushimin – e plotë, qëndrueshëm dhe besueshëm – duke filluar nga nesër, 12 maji, dhe Ukraina është e gatshme të takohet“.

Më vonë të dielën, Erdogani i tha Putinit në një bisedë telefonike se Ankaraja është e gatshme të jetë nikoqire e bisedimeve për armëpushim dhe paqe të përhershme midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftoi zyra e presidentit turk.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrat britanik dhe polak, Keir Starmer dhe Donald Tusk, njoftuan propozimin për një armëpushim nga 12 maji, pasi u takuan në Kiev më 10 maj.

Ata e paralajmëruan Moskën se do të përballej me sanksione “të mëdha” nëse nuk do ta pranonte armëpushimin e propozuar.

“Pra, të gjithë ne këtu së bashku me SHBA-në po i bëjmë thirrje Putinin. Nëse ai e merr seriozisht paqen, atëherë ka një shans ta tregojë këtë“, tha kryeministri britanik Keir Starmer në një konferencë për shtyp.

“Nuk ka më as nëse e as por, mjaft më me kushte dhe vonesa“, shtoi ai.

Disa orë pas komenteve të Putinit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në llogarinë e tij në Truth Social se kjo është “ditë mbase e shkëlqyer për Rusinë dhe Ukrainën!”

“Mendoni për qindra mijëra jetë që do të shpëtohen, nëse kjo ‘gjakderdhje’ e pandalshme më në fund përfundon” shtoi ai.

“Do të jetë një BOTË krejtësisht e re dhe shumë më e mirë. Do të vazhdoj të punoj me të dyja palët për t’u siguruar që kjo të ndodhë”, theksoi Trump.

Macron, duke folur nga qyteti kufitar polak Przemysl pas kthimit nga Kievi, e përshkroi ofertën e Putinit për bisedime të drejtpërdrejta si “hap i parë, por jo i mjaftueshëm”

“Një armëpushim pa kushte nuk paraprihet nga negociatat“, u tha ai gazetarëve.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë britanike, ata ritheksuan mbështetjen e tyre për thirrjen e presidentit Trump për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe i bënë thirrje Rusisë “ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fiona Hill: Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror
Artikulli tjetër Armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit besohet se po zbatohet kryesisht

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.