KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Costa: Ulje tensionesh, angazhim për dialogun Kosovë-Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Costa: Ulje tensionesh, angazhim për dialogun Kosovë-Serbi
AktualeKomentPolitikeRajoni

Costa: Ulje tensionesh, angazhim për dialogun Kosovë-Serbi

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 6:42 am
408 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa e cilësoi në Prishtinë uljen e tensioneve në veri të Kosovës si të domosdoshme. Vetëm në këtë mënyrë Bashkimi Evropian mund t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.  “Ngjarjet e fundit nuk duhet të përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se ekzekutivi në Prishtinë është i angazhuar për shtensionim të situatës dhe në këtë mënyrë të ecet përpara në rrugën evropiane.”

Costa, i cili zhvilloi takime të ndara në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti kërkoi angazhim në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Brukseli. “Siç e dini, këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, tha Costa në një konferencë për media. Bashkimi Evropian vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në veri të Kosovës dhe ato masa vazhdon t’i mbajë, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.

“Investimi më i madh gjeopolitik i Bashkimit Evropian”

Presidenti  i Këshillit Evropian, Antonio Costa, zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor e quajti si “investimin më të madh gjeopolitik të Bashkimit Evropian”. “Është një mundësi e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe është thelbësore që të vazhdohet me agjendën e reformave dhe të përfitohen benefitet e saj”, tha Costa, duke vënë në pah se “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”. “Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në dialog për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Costa.

Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani nga ana e saj, përsëriti kërkesën që BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës, duke argumentuar se vendi “i ka përmbushur kërkesat e bllokut evropian për heqjen e masave”. “Kur janë marrë masat, janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur, krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur, dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur. E kuptoj që konsensusi brenda BE-së është i ndërlikuar dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t’i bindur ata për heqjen e masave”, tha Osmani.

Kurti kërkon trajtimin e aplikimit të Kosovës në Komisionin Evropian

Të njëjtën kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ia shprehu edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit tha përmes një komunikate për media se “Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”. “Kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, prandaj, thuhet në komunikatë, “kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusit të vendit kandidat”. Edhe presidentja Osmani tha se “është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë, por edhe përmes hapave konkretë”, duke shtuar se “është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statusit të kandidatit për Kosovën”. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende.

Portugezi Antonio Costa u zgjodh president i Këshillit Evropian më 1 dhjetor 2024. Në kuadër të turit të tij në Ballkan, ai vizitoi Sarajevën,  Beogradin dhe Podgoricën. Pas Kosovës, Antonio Costa viziton Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet më 16 maj në Tiranë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana pret samitin e Komunitetit Politik Evropian
Artikulli tjetër Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.