KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave
FokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 1:32 pm
162 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

NgaKlodian Tomorri

 

Pak ditë para zgjedhjeve në media u publikua një lajm se dy kandidatë në Durrës dhe Elbasan ishin nën vëzhgim nga SPAK, pasi dyshohej se mbështeteshin nga krimi. Lajmi bënte fjalë për kandidatët Arkend Balla dhe Sara Mila.

I pari doli deputeti më i votuar i Durrësit me mbi 18 mijë e 400 vota. Për krahasim, Alban Xhelili, një deputet shumë i nderuar socialist, mori vetëm 1350 vota.

E dyta doli deputetja më e votuar e Elbasanit me mbi 18 mijë e 600 vota zyrtarisht. Madje ka zëra që thonë se Sara Mila mblodhi rreth 30 mijë vota, por më pas ja shperndanë që të mos binte shumë erë puna.

Një nga figurat e larta të Partisë Socialiste më rrëfente sot se nëse Sarën e njohin më shumë se 1 për qind e atyre që e kanë votuar, kjo do të ishte mrekullia e 8-të e botës. Nejse

E gjitha kjo është një dëshmi e fortë se sa mirë e bëri punën SPAK-u për te mbajtur larg krimin nga zgjedhjet. E megjithatë ky është halli më i vogel. Halli i vërtetë është se këto rezultate janë në një farë mënyre autopsia e listave të hapura dhe demokracisë. Ky është problemi real.

Durrësi me Elbasanin nuk janë shembujt e vetëm, por sinjalet e orientimit masiv të votës nga të fortët duken gjithandej nëpër Shqipëri.

Njerëzit më të drejte kërkojnë lista të hapura dhe demokraci direkte. Por ajo që ndodhi me votimin preferencial në këto zgjedhje e vë Shqipërinë para një rreziku tjetër madhor. Me lista të hapura, mafia dhe krimi mund të të marrin Parlamentin, brenda dy legjislaturash.

Ndoshta do t’u duhen dy raunde zgjedhjesh sa t’i marrin dorën. Por pas dy mandatesh, grupi më i madh parlamentar i Kuvendit do jetë koalicioni i krimit.

Ky është nje problem madhor. Sepse ngre një pikëpyetje të madhe. A mund të jetë demokracia e pajtueshme me një mjedis ku votohet masivisht me komandë?

Dikur Berlusconi paralajmëroi udhëheqësit e Perëndimit, që të mos e ngacmonin Gedafin se do hapnin bela të madhe, pasi Libia sipas tij, ishte një popull i papajtueshëm me demokracinë. Koha i dha me shumë të drejtë Berlusconit se atyre që rrëzuan Gedafin.

Por Libia nuk është halli ynë. Halli ynë është ky. A mund të mbijetojë demokracia tek një popull që mendon me komandë dhe voton me sy mbyllur? Ndoshta Enver Hoxha kishte nuhatur diçka.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi
Artikulli tjetër Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.