KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Von der Leyen humb betejën gjyqësore, për vaksinat gjatë pandemisë Covid-19,
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Von der Leyen humb betejën gjyqësore, për vaksinat gjatë pandemisë Covid-19,
AktualeBotaFokusKorrupsionPolitike

Von der Leyen humb betejën gjyqësore, për vaksinat gjatë pandemisë Covid-19,

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 11:06 am
348 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen humbi betejën  gjyqësore kundër përpjekjeve për ta detyruar atë të zbulonte mesazhet sekrete me tekst me shefin e Pfizer Albert Bourla ndërsa blloku po negocionte marrëveshje të madhe vaksinash në kulmin e pandemisë Covid-19.

Gjyqtarët në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së në Luksemburg mbështetën një sfidë nga New York Times, kundër refuzimit të komisionit për të zbuluar tekstet  e mesazheve, duke thënë se Komisioni Evropian “nuk ka dhënë një shpjegim të besueshëm për të justifikuar mosposedimin” e mesazheve.

Gjykata e lartë e BE-së anuloi vendimin e Komisionit Evropian për të mohuar qasjen e gazetës New York Times në mesazhet e shkëmbyera midis Presidentes Ursula von der Leyen dhe shefit të Pfizer Albert Bourla, duke gjetur se ekzekutivi i BE-së nuk arriti të shpjegojë në mënyrë të besueshme pse nuk i posedon tekstet.

“Për më tepër, komisioni nuk ka sqaruar mjaftueshëm nëse mesazhet e kërkuara janë fshirë dhe nëse po, nëse fshirja është bërë qëllimisht apo automatikisht apo nëse telefoni celular i presidentes së KE-së ishte ndërruar ndërkohë”, tha gjykata.

New York Times i kishte kërkuar gjykatës të detyronte zbulimin e një shkëmbimi mesazhesh midis von der Leyen dhe shefit ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, që mund të tregonte se si u arrit një marrëveshje e kushtueshme vaksinash në vitin 2021.

Ndërsa vendimi i së mërkurës, i cili mund të apelohet në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, është një siklet për von der Leyen, ka gjasa të ndikojë në mënyrën se si krahu ekzekutiv i BE-së i trajton mesazhet me tekst në të ardhmen.

Komisioni me bazë në Bruksel argumentoi se megjithëse nuk mund të mohonte që mesazhet me tekst u shkëmbyen midis von der Leyen dhe Bourla, ndërskohë që vendet nxituan të siguronin vaksina të mjaftueshme për popullsinë e tyre, ai kurrë nuk mbajti ndonjë regjistrim të tyre pasi ato nuk konsideroheshin të rëndësishme.

“Këto kontrata ishin krejtësisht të paprecedentë në një kontekst krejtësisht të paprecedentë,” tha një zyrtar i BE-së përpara vendimit.

Media amerikan zbuloi ekzistencën e mesazheve në vitin 2021 gjatë intervistave me Bourla, por hasi në pengesa kur kërkoi t’i shohte ato. Komisioni pretendoi se nuk mund të siguronte tekstet.

Pas përpjekjeve të përsëritura të pasuksesshme për të marrë mesazhet, New York Times e paraqiti çështjen përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësis në janar 2023.

Gjykata tani ka përcaktuar se Komisioni ka dështuar të sqarojë në mënyrë të përshtatshme nëse mesazhet e kërkuara me tekst janë fshirë dhe, nëse po, nëse fshirja ka ndodhur qëllimisht apo automatikisht.  Komisioni Evropian ka tani dy muaj për të apeluar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë.

Në vitin 2020, ndërsa numri i vdekjeve të pandemisë u rrit dhe bllokimet e njëpasnjëshme shkaktuan kërdi në ekonominë e Evropës, von der Leyen u përpoq të siguronte më shumë vaksina për qeveritë e BE-së.

Ajo njoftoi një kontratë të re në maj 2021 me Pfizer e këtë të fundit që do ofronte deri në 1.8 miliardë vaksina midis viteve 2021 dhe 2023 ndërkohë që një shkrim i Neë York Times pretendonte se marrëveshja ishte negociuar përmes mesazheve mes Von der Leyen dhe Bourla.

Pfizer, që nuk u akuzua për ndonjë keqbërje, nuk pranoi të komentonte menjëherë vendimin.

 

Marrë nga Bloomberg.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Ish-shefi i FBI-së bëri thirrje për vrasjen time
Artikulli tjetër Administrata Trump do informojë 150 vende për tarifat e reja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.