KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: Ish-shefi i FBI-së bëri thirrje për vrasjen time
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump: Ish-shefi i FBI-së bëri thirrje për vrasjen time
AktualeBotaFokusKomentPolitike

Trump: Ish-shefi i FBI-së bëri thirrje për vrasjen time

Përditësimi i fundit: 17 Maj, 2025 11:04 am
281 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Donald Trump ka akuzuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, se ka bërë thirrje për vrasjen e tij, pasi ky i fundit publikoi një foto enigmatike me guaska në plazh në rrjetin social Instagram.

Comey, i cili drejtoi FBI-në nga viti 2013 deri në 2017, publikoi një foto ku guaskat ishin vendosur në rërë në mënyrë të tillë që formonin numrat “8647”, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Formacion i bukur guaskash gjatë ecjes në plazh.”

Megjithatë, aleatët e Trump e lexuan postimin si një mesazh të fshehtë që nxiste dhunë kundër ish-presidentit, duke detyruar Shërbimin Sekret të hapë një hetim zyrtar ndaj çështjes.

Pasi përballë reagimeve të ashpra, Comey fshiu postimin nga Instagrami.

Në zhargonin amerikan, veçanërisht në sektorin e shërbimeve dhe në ushtri, shprehja “86” përdoret për të treguar eliminimin e dikujt, qoftë për të mos e lejuar më në një ambient, qoftë edhe në kuptimin ekstrem të vrasjes.
Ndërsa “47” interpretohet si referencë për Donald Trump, që është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

“Ai e dinte shumë mirë çfarë donte të thoshte kjo. Edhe një fëmijë do e kuptonte… Ajo do të thoshte vrasje,” deklaroi Trump në një intervistë me gazetarin e Fox News, Bret Baier.
“Edhe pse nuk ishte shumë kompetent si njeri, aq sa për të kuptuar këtë e kishte kuptuar.”

Departamenti i Drejtësisë dhe Shërbimi Sekret kanë nisur hetim, pasi aleatët e Trump e kanë lexuar mesazhin si nxitje të drejtpërdrejtë për atentat ndaj presidentit.

Trump shtoi se nuk donte të merrte qëndrim për hetimin në fjalë, por rinovoi sulmet ndaj Comey-t duke e quajtur “polic të ndyrë”.
“Po të kishte një të shkuar të pastër, ndoshta do kishte vend për mëshirë,” tha Trump.

Tulsi Gabbard, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare nën administratën Trump, kërkoi arrestimin e Comey-t, duke deklaruar:
“Kur kemi dy tentativa për vrasjen e presidentit në dy muaj, kur kemi njerëz që shikojnë te Comey-n një ikonë integriteti që promovojnë CNN dhe elita demokrate, kur ky njeri bën thirrje të fshehtë për ta goditur Trump-in, duhet të veprojmë.”

Edhe Taylor Budowich, zv.shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, reagoi ashpër, duke shkruar në platformën X:
“Ndërsa Presidenti Trump ndodhet në një vizitë ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, ish-drejtori i FBI-së publikon atë që mund të lexohet qartësisht si ‘goditje’ ndaj presidentit – një mesazh i gdhendur në rërë.
Është shqetësim serioz dhe po trajtohet si i tillë.”

Donald Trump Jr, djali i madh i ish-presidentit, komentoi gjithashtu:
“James Comey, thjesht duke bërë thirrje për vrasjen e babait tim.
Ky është idhulli i mediave të majta. Çmenduri!”

Kristi Noem, sekretare e Sigurisë Kombëtare, konfirmoi se po hetohet postimi, duke shkruar:
“I turpëruari James Comey sapo bëri thirrje për vrasjen e @POTUS.
DHS dhe Shërbimi Sekret janë në hetim dhe do të veprojnë siç duhet.”

Drejtori aktual i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se agjencia është në komunikim me Shërbimin Sekret dhe do të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, senatorë republikanë e kanë dënuar postimin si “të neveritshëm” dhe kanë kërkuar që Comey të japë llogari, duke theksuar se Trump ka mbijetuar tashmë dy tentativa për vrasje.
Senatori Tommy Tuberville shkroi:
“Kjo është një KËRCËNIM i drejtpërdrejtë kundër Presidentit Trump, që ka mbijetuar tashmë dy tentativa për vrasje.
E NEVERITSHME. Comey duhet të përballet me pasojat.”

Senatorja Marsha Blackburn shtoi:
“James Comey po poston mesazhe të fshehta që aludojnë për eliminimin e Presidentit Trump.
Duke pasur parasysh atentatet ndaj tij, ndoshta ai mund të shpjegojë çfarë nënkupton me këtë?”

Përballë presionit publik, Comey e fshiu postimin dhe deklaroi:
“Nuk më shkoi kurrë ndër mend që mesazhi mund të interpretohej si thirrje për dhunë.”

Trump, i cili sot është 78 vjeç, në korrik të vitit të kaluar u qëllua në vesh gjatë një atentati të dështuar në një tubim në Butler, Pennsylvania, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Dy muaj më pas, Shërbimi Sekret ndaloi një tjetër atentator të dyshuar, i cili u gjet i fshehur në shkurre me një pushkë pranë fushës së golfit të presidentit në Palm Beach, Florida.

James Comey, që aktualisht është autor thriller-ash, nga shumë demokratë konsiderohet përgjegjës për fitoren e Trump në 2016, pasi rihapi hetimet ndaj email-eve të Hillary Clinton vetëm 11 ditë para zgjedhjeve.

 

Marrë nga The Telegraph

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama -Macron, a ka plan për shitje armatimesh Shqipërisë?
Artikulli tjetër Von der Leyen humb betejën gjyqësore, për vaksinat gjatë pandemisë Covid-19,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.