KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% foshnje më pak
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% foshnje më pak
AnalizeKryesoreSociale

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% foshnje më pak

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2025 8:42 am
172 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi.

Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat për tremujorin e parë, vërehet numri i foshnjave në tremujorin e parë 2019 ishte 15 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Të dhënat tregojnë se pas pandemisë sidomos me 2025 lindjet kanë pësuar rënie të fortë në të gjitha qarqet.

Në zonat e Veriut lindjet po bien më shpejt. Kukësi pavarësisht se renditet me varësinë më të lartë të popullsisë së re në moshe, pësoi rënien më të madhe të lindjeve në rang vendi në më shumë se 22 % në tremujorin e parë 2025 (shiko grafikun bashkëngjitur).

Kukësi dhe Dibra, territore të varfra u përballën në dekadën e fundit me valë të lartë emigrimi. Për pasojë lindjet ne këto zona bien në mbi një të pestën brenda një viti raportoi INSTAT.

Rënie të fortë kanë pësuar edhe lindjet në Tiranë. Kryeqyteti ka ende fluks të fuqishëm migrimi të brendshëm, por kostoja e lartë e jetesës, çmimet e banesave dhe trendët me më pak fëmijë e kanë ulur fertilitetin. Tirana është i vetmi qark që ka kontrast, pasi popullsia është në rritje dhe po përjeton rënie të fortë të lindjeve. Në tremujorin e parë 2025, Tirana ishte e dyta në rang vendi për rënien e lindjeve me 18%.

Qarqet bregdetare dhe jugore kanë rënie më të butë të lindjeve. Vlora, Gjirokastra dhe Berati shënojnë ulje njëshifrore, pasi kishin përjetuar rënie të forta vitet e mëparshme dhe prej vitesh kanë popullsi të plakur.

Megjithëse vendi po përjeton rritje ekonomike kjo nuk po reflektohet në përmirësimin e treguesve demografike. Rritja e ekonomike dhe rënia e lindjeve po shkojnë në përpjesëtim të zhdrejtë.

E vetmja politike pro-lindje që njihet si bonusi i bebeve 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80  për të dytin, 120 mijë për të tretin, duket së është një vlerë simbolike krahasuar me koston reale të rritjes së një fëmije.

Në shumicën e rasteve, kostot e banesave, të arsimit privat dhe pasiguria e tregut të punës pengojnë çiftet e reja të sjellin në jetë fëmijë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump premton ‘Kupolën e Artë’, supermburoja raketore amerikane
Artikulli tjetër Vera e vitit 2025, meteorologët presin thatësirë dhe temperatura ekstreme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.