KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
AktualeBotaFokus

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 8:18 am
191 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy punonjës të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan Uashington janë vrarë, sipas Sekretares amerikane të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Të dy u qëlluan për vdekje pranë Muzeut Hebre të mërkurën në mbrëmje (21.05.), shkroi Noem në një postim në platformën X.

Arrestohet i dyshuari

Autori i dyshuar është arrestuar, tha drejtuesja e policisë së kryeqytetit amerikan, Pamela Smith. Pas arrestimit i dyshuari thirri sloganin pro-palestinez (“Palestina e lirë”). Dy viktimat, një burrë dhe një grua, punonjës të ambasadës izraelite sapo ishin larguar nga një eveniment në Muzeun Hebre, kur i dyshuari 30-vjeçar u afrua dhe hapi zjarr.

I arrestuari për vrasjen para të shtënave u pa duke ecur përpara muzeut  dhe gjithashtu u përpoq të hynte në muze më pas. Atje ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë së muzeut.

Reagon presidenti amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump e dënoi ashpër sulmin. “Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, që duket qartë se vijnë nga antisemitizmi,  duhet të ndalen, tani!”, ka shkruar ai në platformën online Truth Social. Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Trump shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Edhe ministrja amerikane e Drejtësisë, Pam Bondi shkroi në X se ajo ishte në vendngjarje dhe se ishte një “incident i tmerrshëm me armë zjarri”. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio foli për një “akt të pacipë të dhunës frikacake, antisemitiste”. Ai e dënon këtë “me ashpërsinë më të madhe” shkroi Rubio në X dhe se lutjet e tij janë  me familjet e viktimave.

Herzog: “Akt i neveritshëm i urrejtjes”

Presidenti i Izraelit,  Yitzhak Herzog u shpreh i tronditur pas vrasjes. “Jam i tronditur nga pamjet nga Uashington, DC. Ky është një akt i neveritshëm urrejtjeje dhe antisemitizmi që mori jetën e dy punonjësve të rinj të ambasadës izraelite,” tha Herzog në një deklaratë. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon e quajti atë një “akt të urryer të terrorizmit antisemitist”. “Ne kemi besim se autoritetet amerikane do të marrin masa të rrepta ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal”, shkroi Danon në një postim në X.

Incidenti vdekjeprurës ndodhi në sfondin e luftës midis Izraelit dhe militantëve islamistë të Hamasit në Rripin e Gazës.  Izraeli është nën kritika të forta ndërkombëtare për veprimet e tij ushtarake në Gaza dhe situatën katastrofike humanitare për popullsinë në zonën bregdetare kryesisht të shkatërruar.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?
Artikulli tjetër Lituani, rreth 5000 forca gjermane në krahun lindor të NATO-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.