KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohet marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zbulohet marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë
AnalizeFokusZhvillim

Zbulohet marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 10:03 am
150 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, Nuredin Dumani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.

“Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka ecur në rrugë të ndryshme, si drejt atyre që kanë kërkuar eliminimin e tij si drejt autoriteteve ligjzbatuese. Në këto kushte ka ardhur në dijeni të faktit që aty duhet ndalur gjithçka dhe ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë,” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.
“Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë shërben në dënueshmërinë e personave që gjykohen, por nuk mund të shërbejë si prova e vetme për të dënuar të hetuarit që gjykohen në këtë proces penal. Patjetër dëshmia e bashbshkëpuntorit të drejtësisë duhet të shoqërohet me prova të tjera materiale, apo me veprime të tjera hetimore të cilat përputhen” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.

Informacioni u delegua menjëherë tek SPAK. Tre prokurorët, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, për dy javë me radhë dëgjuan rrëfimet e tij. Më 18 maj 2022, ata i ofruan Dumanit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Inside Story ka siguruar ekskluzivisht një audio rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Në këtë dëshmi autentike, publikuar për herë të parë në media, Dumani, rrëfen se krimi i parë që kreu, ka qenë shitja e një arme. Ky moment shënoi hyrjen e tij në një rrugë pa kthim.

Pasi ra në pritë, ai u ndje i tradhtuar dhe i pasigurt për jetën. Kjo e bëri të marrë vendimin për të shkatërruar grupet që dikur u shërbeu. Për tradhtinë dhe futjen në kurth, ai ka folur në seancat gjyqësore maratonë.

“S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Oti Kilën. Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zastava. Te kthesa e Cërrikut, pashë disa makina, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re makinën tjetër që vinte. Në një moment shoh që më gjuajnë me armë. Pashë 3 veta, dy gjuanin dhe shoferin. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat”.

Dumani, tregoi se ka marrë pjesë në 17 ngjarje kriminale. Vrasje, tentativa vrasje, grabitje etj. Ai ka marrë përsipër të tregojë edhe për persona të tjerë që e ‘pajtonin’, si vrasës me pagesë.

‘Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij’.

Dumani ka pranuar gjithashtu të identifikojë pasuritë me origjinë kriminale që janë në posedim të tij dhe të personave të lidhur. Ai duhet të dëshmojë në çdo rast që e kërkon prokuroria dhe gjykata. Nëse nuk është i sinqertë në dëshmitë e tij, në pikën 5 të akt marrëveshjes thuhet se mund të humbasë edhe statusin.

‘Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje’.

“Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, në deklarimet e tij janë konstatuar elementë të cilët në bazë të një dëshmie ka kërkuar që të nxirren prova nga elementë të ndryshëm”.

Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti, që përfshinin disa prej individëve më të kërkuar të krimit të organizuar shqiptar. Dosja që tashmë është në fazë gjykimi përfshin 20 të pandehur. Ky është një proces gjyqësor që po konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më voluminozët për SPAK-un, ngjashëm me maksi-proceset e dikurshme të mafias italiane.

“Çështja në të cilën Nuredin Dumani që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë një pjesë e saj është gjykim dhe po vazhdon gjykimin ndërsa një pjesë tjetër e saj është në proces hetimor, që ne nuk mund të flasim sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK dhe Antimafia italiane, kontrolle të shtuara në Portin e Vlorës
Artikulli tjetër Britania me plan për tredhjen e pedofilëve e përdhunuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.