KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha
AnalizeKryesorePolitike

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2025 11:06 am
204 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Mandatet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u ndanë në 83 për Partinë Socialiste dhe 50 për demokratët, 3 për Partinë Social-Demokrate, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 mandat për Nisma Shqipëria Bëhet dhe 1 për Lëvizjen Bashkë.

Në 2013 grupi parlamentar i PD ka patur 49 deputetë, 52 bashkë me aleatët, në 2017-ën, 43 deputetë dhe në zgjedhjet e vitit 2021 dolën 59 deputetë demokratë dhe 4 për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Një pjesë e votave të humbura të demokratëve duket se janë shpërndarë në forcat e e reja apo partitë e vogla që po hyjnë në parlament.

Sistemi zgjedhor për to duket se është i padrejtë jo vetëm për kushtet e garës, por dhe për mënyrën se si shpërndahen mandatet në raport me numrin e votave.

Forca me votuar rezulton Nisma Shqipëria Bëhet, një koalicion i drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, e cila ka marrë 64 mijë vota, por ka arritur të nxjerrë vetëm 1 deputet në Tiranë. Koalicioni ka arritur të marrë 7.4% të votave të diasporës dhe në disa qarqe si Fieri dhe Vlora arritja e votave për të marrë një mandat ka patur një diferencë të ngushtë.

Forcë e katërt rezulton Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi, e cila ka marrë 49.887 vota dhe ka rritur të prodhojë 3 mandate deputetësh, 1 në qarkun e Tiranës dhe 2 në Shkodër.

Mundësia e Agron Shehaj ka marrë 49 mijë vota dhe ka nxjerrë 2 mandate në Tiranë, ndërsa Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka marrë 24621 vota dhe ka nxjerrë si përfaqësues në kuvend kandidatin e listuar të parin për Tiranën Redi Muçi, ndërsa partia do të vazhdojë të drejtohet nga Arlind Qorri.

Në total partitë e reja kanë arritur që të marrin 220 841 vota në këto zgjedhje, ku nëse zbresim votat e PSD një parti e vjetër dhe që ka patur përfaqësim më parë në Kuvend, janë 171 mijë shqiptarë që kanë votuar për lëvizjet e reja. Numri rezulton me rritje të lartë krahasuar me vitin 2021, ku votat për partitë jo tradicionale janë dyfishuar.

Emisioni “Kronos” në MCN TV, analizoi se në vitin 2021, ishin 110 mijë vota për partitë e reja bashkë me PSD dhe 60 mijë pa partinë Socialdemokrate. Sistemi zgjedhor i bazuar në formulën d’Hont, ka favorizuar partitë më të mëdha për të nxjerrë më shumë mandate. Formula nuk është e bazuar as në votë kombëtare, por rajonale, e cila e bën të vështirë dhe ndonjëherë absurd shpërndarjen e mandateve dhe votave.

Ka raste kur forcat politike mund të kenë marrë më shumë vota totale, por më pak mandate dhe nuk kanë arritur të qeverisin. Në raste të tjera diferenca për nxjerrjen e një mandati është gati e pamundur- e në raste të tjera shumë e ngushtë. Pavarësisht nga numri i votave që ndan një mandat, forca të ndryshme e fitojnë atë me numër të ndryshëm votash.

Partia Socialiste ka arritur që të nxjerrë 1 mandat për 10 313 vota, demokratët për 10 580 vota, ndërsa partia që është diskriminuar më shumë nga sistemi zgjedhor është Nisma Shqipëria Bëhet e cila për 64 mijë vota ka nxjerrë vetë 1 mandat.

Partia Mundësia ka nxjerrë 1 mandat për 24500 vota, Partia Socialdemokrate ka nxjerrë mandatin për 16629 vota dhe Lëvizjes Bashkë e ka marrë mandatin për 24621 vota.

Koalicioni Euroatlantik i udhëhequr nga Lulzim Basha ka marrë në rang kombëtar 20854 vota, por nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat, asnjë mandat nuk kanë arritur të prodhojnë dhe Djathtas për Zhvillim të cilët kanë siguruar në total 6022 vota.

Diferenca për të nxjerrë një ulëse në Kuvend në bazë të numrit total të votave me sistemin propocional rajonal është dukshëm e ndryshme nga partia që siguron numrin më të madh të votave me atë që siguron numrin më të ulët. Raporti në numër votash mes Partisë Socialiste dhe Nismës Shqipëria Bëhet është 6 me 1, pra për të njëjtën sasi votash PS nxjerr 6 deputetë dhe Koalicioni Lapaj-Shabani 1. Diferenca ngushtohet me partitë e tjera, por aksioma se më i madhi fiton më shumë në mënyrë jo-propocionale mbetet.

Si do të ishin shpërndarë mandatet e deputetëve me këtë numër votash nëse sistemi do të ishte mazhoritar kombëtar me pragun 1% të marrjes së numrit total të votave për të hyrë në kuvend?

Partia Socialiste nuk do të merrte 83 mandate, por 10 më pak, 73. Partia Demokratike do të merrte 48 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 6 përfaqësues në kuvend, Mundësia 4 deputetë, Partia Socialdemokrate 5, Lëvizja Bashkë 2 deputetë dhe Koalicioni Euroatlantik po ashtu 2 deputetë.

 

Marrë nga MCNtv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrësi nën kontrollin e “organizatës së kokainës”, s’kapet asnjë gram drogë
Artikulli tjetër Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.