KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Shkolla nukvlen më”, paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Shkolla nukvlen më”, paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj
AktualeAnalizeKryesoreSociale

“Shkolla nukvlen më”, paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

Përditësimi i fundit: 23 Maj, 2025 9:29 am
167 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.

Në Tiranë, sipas tij, pagat për pozicionin e kamarierit nisin nga 50 mijë lekë në muaj dhe mund të arrijnë deri në 120 mijë lekë, në varësi të lokalit. Për banakierët, pagat variojnë nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa për profesionistët e përgatitjes së kokteileve, pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë në muaj.

Rritje të ndjeshme pagash ka pasur edhe për punonjësit e bareve dhe restoranteve në zonat bregdetare. Për pozicionet e kamarierit, banakierit dhe ndihmës kuzhinierit, pagat lëvizin nga 80 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj për një orar pune 8-orësh. Ndërsa për punonjësit me orar të zgjatur, minimalisht 12 orë në ditë, paga mujore arrin deri në 200 mijë lekë.

Sipas Jahjes, kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është shumë e lartë, ndërsa oferta është e ulët dhe shpesh pa trajnimin e duhur.

Megjithëse rritjen e pagave, sektori vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Jahja pohon se punësimi i punonjësve të huaj po vazhdon, kryesisht nga vende si Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani.

“Edhe pse vendi ynë shihet si trampolin për kalimin në vendet europiane dhe burokracitë për pajisjen e dokumentacionit të punësimit zgjasin deri në dy muaj, janë hapur shumë agjenci të huaja për rekrutimin e punonjësve të huaj. Personeli i huaj po rezulton se është më i trajnuar dhe më i menaxhueshëm”, pohon ai.

Në 2 -3 vitet e fundit sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021 numri i tyre u rrit 14%.

Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.

Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore në tërësi sektori nisi të ndryshojë sjellje ndaj punonjësve si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojë në mënyrë të vazhdueshme pagat.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook
Artikulli tjetër Deputeti izraelit proteston në parlament, nxirret me forcë nga salla

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.