KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, për 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, për 2024-ën
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, për 2024-ën

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 10:18 am
248 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në pesë sektorë të ekonomisë përfshirë ndërtimin, shërbimin, prodhimin, transportin dhe tregtinë janë identifikuar gjithsej 143,126 pozicione pune ku paga ka pësuar rritje më të madhe se 10% për 3 mujorin e fundit të 2024-s, duke reflektuar përmirësime të ndjeshme në të ardhurat buxhetore për kontributet dhe TAP.

Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sektori i Shërbimeve rezulton të jetë kontribuesi më i madh në këtë rritje, si për nga numri i pozicioneve ashtu edhe për nga ndikimi financiar. Janë 46,508 punonjës që kanë përfituar rritje mbi 10% në paga, çka ka sjellë një rritje prej 252,8 mln lekësh në kontribute shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP).

Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Pas Shërbimeve, Tregtia dhe Prodhimi renditen ndër sektorët me rritjen më të madhe. Tregtia, me 34,488 punonjës të përfshirë, ka gjeneruar 167 mln lekë shtesë në buxhet, ndërsa sektori i prodhimit, me 38,147 punonjës, ka kontribuar me 145,6 mln lekë.

Sektorët si ndërtimi dhe transporti rezultojnë me peshë më të vogël sipas të dhënave të tatimeve. Konkretisht sektori i ndërtimit regjistroi 18,913 pozicione me rritje page, duke sjellë një rritje në të ardhura prej 109,6 mln lekësh, ndërsa Transporti, me vetëm 5,070 punonjës, pati një ndikim më modest prej 24,4 mln lekësh në kontribute dhe TAP. Në total, rritja e pagave mbi 10% në këto sektorë ka gjeneruar një shtesë prej gati 700 milionë lekësh në të ardhura fiskale.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Martens: Naive të besohet se shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen në BE, deri më 2030
Artikulli tjetër Dallgët rrezikonin të përmbytnin velieren me turistë pranë Sazanit, shpëtohen të gjithë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.