KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rruga Elbasan-Qafë Thanë rrezikon lumin Shkumbin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rruga Elbasan-Qafë Thanë rrezikon lumin Shkumbin
AnalizeFokusKryesoreSociale

Rruga Elbasan-Qafë Thanë rrezikon lumin Shkumbin

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 11:41 am
297 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po shoqërohet me pasoja mjedisore prej ndërhyrjeve në shtratin e lumit Shkumbin, çka ka ngjallur shqetësim mes banorëve dhe aktivistëve lokalë.

Në njësi administrative si Labinot-Fushë apo Xibrakë degëzime të lumit janë spostuar për t’i hapur vend zgjerimit të trasesë së rrugës. Në periudha të ndryshme kompanitë e kontraktuara për punimet kanë zhvendosur rërë dhe zhavorr, kanë turbulluar rrjedhën, gërryer toka bujqësore dhe ndryshuar gjendjen e sedimenteve të lumit.

Kjo dinamikë ka prekur më së shumti biodiversitetin e jetës në lumë dhe peshkimin.

Shkumbini buron nga mali i Valamarës – mes Korçës, Gramshit dhe Pogradecit – dhe përshkon 181 kilometra mes tre qarqeve dhe gjashtë qyteteve përpara se të derdhet në Adriatik. Ai konsiderohet një lum i rëndësishëm për kulturën, bujqësinë dhe turizmin.

Investime pa kujdes për mjedisin

Aktivistë dhe gazetarë lokalë kanë dokumentuar aktivitetin shqetësues të kompanive të kontraktuara për punimet e rrugës Elbasan-Qafë Thanë në shtratin e Shkumbinit. Ekskavatorë dhe kamionë u fotografuan në tetor duke marrë zhavorr dhe gurë nga lumi.

Pamjet nga terreni treguan se ndërhyrjet janë kryer me mjete të rënda, pa ndonjë masë mbrojtëse mjedisore apo tabelë informuese.

Kjo vërtetoi pretendimet e vazhdueshme për dëme në mjedis nga aktivistët e “Nismës për mbrojtjen e lumit Shkumbin”, pasi ndërhyrjet në rrjedhë dëmtojnë cilësinë e ujërave, stabilitetin hidrologjik dhe diversitetin biologjik të rrjedhës.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e “Korridorit VIII”, është pjesë e një projekti të konsideruar i rëndësisë së veçantë nga qeveria, pasi lidh portin e Durrësit me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Kërkuam të binin kambanat e alarmit në lidhje me rrezikun që po shkakton ndërtimi i rrugës, atë të shkatërrimit të rrjedhës natyrore të lumit,” tha Matilda Alliu nga “Nisma për mbrojtjen e lumit Shkumbin”.

Shqetësimit të aktivistëve i bashkohet zëri i ekspertëve mjedisorë si Ahmet Mehmeti, të cilët thonë se krahas ndërhyrjeve për ngritjen e hidrocentraleve, devijimi i rrjedhës së lumit është “alarmant” dhe “një krim ndaj natyrës”.

Mehmeti shprehet se, bazuar edhe në vëzhgimet që janë bërë, tokat që mbajnë gjallë jetën e fshatarësisë janë dëmtuar nga punimet e rrugës.

“Brigjet e lumit Shkumbin janë dëmtuar dhe gërryer. Në ndërtimin e veprave madhore, siç janë këto superstrada, gjithmonë do ketë probleme. Por këtu hyn faktori njeri dhe projekti i merr parasysh gjithmonë këto probleme”, thotë ai më tej.

Për ekspertin Mehmeti, shkeljet e rregullave për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe dëmtimi i rrjedhës rrisin rrezikun e erozionit dhe shembjes së tokës.

“Është thelbësore që ligjet ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve të aplikohen dhe të respektohen për lumin Shkumbin, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit”, përfundon ai.

Luljeta Bylykbashi, përfaqësuese e Qendrës Mjedisore për Studime dhe Zbatime, shpreh shqetësim për situatën mjedisore, sidomos në zonën e Librazhdit, teksa biologia Marilda Osmani, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” apelon për një menaxhim më të përgjegjshëm.

Bylykbashi thotë se kompanitë e kontraktuara për punimet kanë shkelur standardet mjedisore duke ndikuar negativisht te gjendja e lumit. Sipas saj përtej ndërhyrjeve që po kryhen për rrugën nevojitet që për zonën ku kalon Shkumbini të vendoset një normë e atillë zhvillimi që ta stimulojë turizmin dhe ndërtimin miqësor me natyrën.

“Turizmi ka potencial të madh këtu, por nuk mund të realizohet pa një lumë të pastër,” thotë ajo.

Lumi Shkumbin është një arterie ujore me rëndësi historike, kulturore dhe ekologjike për Shqipërinë. Por ndërhyrjet inxhinierike nuk janë të vetmet që nuk po shoqërohen me respektim të standardeve mjedisore.

Në zonat e urbanizuara rreth Shkumbinit nuk ka impiante të trajtimit të ujërave të zeza. Industria, sipërmarrjet dhe restorantet shkarkojnë mbetje dhe ujëra direkt në lumë, njësoj si fshatrat e zonës që hedhin mbetjet bujqësore.

“Lumi vazhdon të ndotet në mënyrën më të keqe dhe nëse Këshilli i Basenit Ujor të Lumit Shkumbin nuk merr masa drastike dhe të vërë para përgjegjësisë ata që paguhen për të mbrojtur e monitoruar lumin, vihet në pikëpyetje roli dhe efektiviteti i këtij këshilli”, përfundon Ahmeti.

Citizens iu drejtua me kërkesa për komente Bashkisë Librazhd, për të kuptuar se çfarë qëndrimi ka nga ky institucion në lidhje me gjendjen e lumit përgjatë zonave që ajo mbulon. Mirëpo nuk mori përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.

Nëse situata vijon me këtë prirje përkeqësuese vendi rrezikon të humbasë jo vetëm një pasuri natyrore, por edhe besimin e komunitetit në projekte të mëdha infrastrukturore.

 

Marre nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Resorte në fshatin Vrinë, buzë detit Jon
Artikulli tjetër “Baroni” shqiptar i drogës, për DailyMail: Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.