KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më 2024-ën mbi 200 mln € në tenderët e shëndetësisë, por garë e ulët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Më 2024-ën mbi 200 mln € në tenderët e shëndetësisë, por garë e ulët
AnalizeFinanceKorrupsionKryesoreSociale

Më 2024-ën mbi 200 mln € në tenderët e shëndetësisë, por garë e ulët

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 10:59 am
332 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Shëndetësisë ka lidhur vjet mbi 1 mijë kontrata për blerje barnash dhe shërbime me vlerë 200 mln €. Në një raport monitorimi për këtë institucion thuhet se gara në prokurime ka qenë e ulët, dhe shumica e tenderëve ka pasur vetëm një ofertë.

Oferta në kufij të fondit limit, pak kompani në garë dhe konkurrencë e kufizuar. Kjo është panorama në procedurat prokuruese që kanë shpallur, gjatë vitit të kaluar, Ministria e Shëndetësisë, spitalet, ISHP, apo agjencia e barnave.

Në total vjet në sektorin e shëndetësisë janë njoftuar 1,514 procedura me fond limit 26.5 miliardë lekë (ose 265 milionë euro) pa TVSH. Nga këto gara vetëm dy të tretat kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pasuar me lidhjen e kontratave. Vlera e tyre ishte në kuotat e 20.2 miliardë lekëve (202 milionë euro) pa TVSH.

Një raport monitorimi për vitin 2024 i hartuar nga ‘Together for Life’ me mbështetjen e International Budget Partnership dhe financuar nga Bashkimi Evropian, tregon pjesëmarrje tejet të kufizuar të kompanive.

Sipas analizës së bërë mbi këto tenderë, ka rezultuar se për çdo garë ka pasur 1.3 ofertues dhe në pjesën dërrmuese, çmimi i kontratave mbetet shumë pranë ose pothuajse i barabartë me fondin limit.

“Një konkurrencë kaq e ulët ka ndikim negativ në efiçencën e prokurimeve publike, duke reduktuar mundësinë për të siguruar çmime më të favorshme dhe kushte më të mira kontraktuale”, thuhet në raport.

Sipas raportit kjo konkurrencë e ulët ka si shkaqe kryesore kushtet kufizuese në dokumentet e tenderit, kriteret e vështira apo dominimin e kompanive të mëdha në treg që kufizojnë konkurrencën.

Vetëm ministria, shpalli vitin e kaluar, 392 procedura në total, nga të cilat 122 tenderë u anuluan. Në 80 për qind të rasteve, kjo ndodhi “për shkak të gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit. Kjo tregon një problem serioz në nivelin e përgatitjes dhe menaxhimit të procedurave nga ana e zyrtarëve përgjegjës”, thuhet në raport.

Pjesë e raportit po ashtu është edhe një analizë mbi buxhetin e shëndetësisë, ku theksohet nevoja për të rritur fondet në dispozicion, pasi në vitin e shkuar shpenzimet për këtë sektor jetik zënë vetëm 2.8% të PBB-së.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Irfan Hysenbelliu ble hotelin historik në Itali dhe prezantohet si Berlusconi i Shqipërisë
Artikulli tjetër Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.