Më 23 Qershor në nisje të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutohet raporti i monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri.
Në raportin e tij, deputeti italian vlerëson punën e përbashkët të SPAK, Prokurorisë se Përgjithshme dhe KQZ-së për të koordinuar në mënyrë efektive përpjekjet në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Megjithatë, në këtë raport thuhet se ende nevojitet përparim në kulturën më të gjerë politike për të forcuar besimin publik dhe për të siguruar që qeverisja e mirë të arrijë në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri u realizua nga 365 vëzhgues gjithsej nga 47 vende.
Ekipi pati në përbërje 238 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të dërguar nga ODIHR, 97 parlamentarë dhe staf nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, 22 nga APKE-ja dhe 12 nga PE-ja.
Marrë nga Klan News