KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë, kërkohen zgjedhje të parakohshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë, kërkohen zgjedhje të parakohshme
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë, kërkohen zgjedhje të parakohshme

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 8:37 am
251 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët u mbajtën protesta, me thirrjen e studentëve, duke kërkuar nga autoritetet shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Thirrja për veprim kolektiv u bë saktësisht shtatë muaj pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona dhe një tjetër u plagos rëndë.

Protestat në të gjitha qytetet serbe zgjatën tri orë, dhe më pas u mbajt një homazh 16-minutësh për viktimat.

Bllokimi i urave në Beograd

Në Beograd, rreth orës 18:00 protestuesit bllokuan dy nga urat më të frekuentuara – Gazelën dhe Urën e Brankos.

Protestuesit në ura brohorisnin sloganin “Duam drejtësi, duam të vërtetën, duam zgjedhje”.

Aleksandar Jeremiç, qytetar nga Beogradi, shkoi në protestë me miqtë e tij. Ai tha se shpreson që kërkesa për zgjedhje të parakohshme, e ngritur nga studentët, të realizohet.

“Kjo është një ide që edhe unë e mbështes, por ata [studentët] kanë energjinë. Ata po e udhëheqin këtë, ne jemi këtu për t’i përkrahur. Ky protestë është vetëm një hap në këtë proces”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Kërkesë për zgjedhje, edhe në Novi Sad

Në Novi Sad, studentë dhe qytetarë bllokuan një nga nyjet kryesore në qendër të qytetit.

Një student i Fakultetit Juridik u drejtua të pranishmëve duke theksuar se një shoqëri demokratike nënkupton mbikëqyrjen e pushtetit dhe kërkimin e llogaridhënies.

“Është koha t’u kujtojmë se i shohim dhe duam zgjedhje të parakohshme. Koha është që të organizohemi dhe t’ua bëjmë të qartë se nuk do të tolerojmë parregullsitë zgjedhore dhe se Kushtetuta do të respektohet”, tha ai.

Organizimin e protestës në Novi Sad e mbështetën qytetarët e bashkuar në kuvende lokale. Një përfaqësuese e tyre kërkoi gjithashtu shpalljen e zgjedhjeve.

“Këtë po e themi nga Novi Sadi, por edhe qytete të tjera po protestojnë në të njëjtën kohë. Nuk ka më asnjë ditë për të pritur – ju mbetet vetëm të shpallni zgjedhje”, u shpreh ajo.

Protestë masive studentore në Pozharevc

Në Pozharevc, protesta filloi më herët gjatë ditës dhe është parashikuar të zgjasë 13 orë. Në protestë po marrin pjesë studentë dhe nxënës nga qytete të tjera – nga Çaçaku erdhën vrapues me stafetë, ndërsa nga Beogradi dhe Jagodina, protestues që udhëtuan në këmbë.

Qytetarët i pritën me një ceremoni mikpritëse një ditë më parë.

Organizatorët planifikojnë që në të gjitha qytetet të lexohen fjalime të njëjta.

Reagimet e Qeverisë serbe dhe mbështetja e publikut

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, nga partia në pushtet, reagoi duke e quajtur bllokimin e urave në Beograd “shqetësim i qytetarëve pa kuptim dhe qëllim”. Në një postim rrjetet sociale ajo e përshkroi protestën si “dhunë për hir të dhunës, me filozofi jete – mundemi, jemi arrogantë dhe të pandjeshëm”.

Studentët serbë që për më shumë se gjashtë muaj po bllokojnë fakultetet publike dhe po organizojnë protesta në gjithë Serbinë, gëzojnë mbështetjen e qindra mijëra qytetarëve – përfshirë grupe lokale, bujq, avokatë, aktorë, e të tjerë.

Në fillim të majit, studentët kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për shkak të “korrupsionit të thellë të rrënjosur”, institucionet nuk janë të afta të veprojnë lirisht për t’u përgjigjur kërkesave të tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 16 maj se zgjedhjet do të mbahen brenda një viti e gjysmë, kur institucionet përkatëse të marrin vendim.

Për studentët, kërkesa kryesore mbetet përcaktimi i përgjegjësisë penale dhe politike për vdekjet në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Autoritetet kanë deklaruar disa herë se kërkesat e studentëve janë përmbushur, por studentët i kanë hedhur poshtë këto pohime dhe kanë vendosur të vazhdojnë me protestat dhe bllokadat.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni
Artikulli tjetër Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.