KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër
AnalizeHI-TechKryesoreSociale

Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2025 10:31 am
509 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bashkia Elbasan hapi në muajin shkurt tenderin për ndërtimin e sistemit “smart” të stacioneve të autobusëve  – fituar nga PC Store me ofertë 185 mijë euro, – një investim i cilësuar i nevojshëm për transportin publik, por që bëhet teksa autobusët me të cilët udhëtojnë qytetarët janë jashtë standardeve: të amortizuar, pa orare fikse dhe pa mbulim të plotë.

Elbasani vuan prej vitesh mungesën e një shërbimi të denjë urban. Kompania që kishte monopolin mbi transportin publik, e njohur si “KRIVA”, ankohej për mungesën e subvencioneve nga pushteti vendor dhe me këtë justifikonte mungesën e investimeve në përmirësimin e flotës.

Në dukje, situata ndryshoi kur një kompani e re, e cila quhej “Elbasan Bus”, mori drejtimin e shërbimit. Bashkia e shpalli procedurën në faqen e saj, pa bërë shumë publicitet, dhe ia dha shërbimin kësaj kompanie që ishte hapur rishtazi, pa përvojë të qartë në transportin publik.

Por një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se pronari i “KRIVA”-s, (Vasil Janku) ishte i njëjtë me atë të kompanisë së re, vetëm me administrator tjetër – Tahir Tafani, sipërmarrës i një bar-kafe dhe linje transporti.

Rreth 8 muaj pas hapjes së kompanisë Janku ia shiti 100% të kuotave Tafanit për vetëm 1,000 euro. Kjo ndodhi në shkurt 2024, pesë muaj para se Bashkia Elbasan ta shpallte kompaninë “Elbasan Bus” fituese të konkursit për operimin në 8 linja urbane të qytetit – përfshirë linjën për në Varrezat Publike, për të cilën qytetarët ankohen se nuk është aktive.

Dokumentacioni zyrtar mungon mbi mënyrën se si u licencua kjo kompani, apo për kushtet që ajo plotësoi për të marrë përsipër linjat përkatëse, ndërsa konkursi i hapur tërhoqi vetëm një operator: pikërisht “Elbasan Bus”.

Në një kërkesë për informacion dërguar Bashkisë Elbasan mbi përzgjedhjen e subjektit fitues dhe procesin e licencimit, Citizens.al nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. Po ashtu, tentativat për të kontaktuar administratorin e kompanisë dështuan.

Zërat e qytetarëve: Shpërfillje oraresh dhe mungesë higjiene

Përdoruesit kryesorë të transportit publik në Elbasan janë të moshuarit, gratë me fëmijë dhe nxënësit. Ata ankohen kryesisht për mungesë linjash, mosrespektim të orareve dhe mungesë higjiene.

“Dikur ka qenë autobusi për varrezat, tani nuk e shoh më,” thotë një e moshuar, 77-vjeçare, e cila shpreson që linja të vendoset sërish në punë.

“Nisesha nga Banesat për në Varreza, linja ka qenë këtu në lagjen time,” vijon ajo, “vërtetë autobusët janë copë-copë, verës plas vapa, por të paktën mund të lëviznim.”

Një tjetër e moshuar, Bukuria, shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e linjës së Varrezave.

“Nuk mendojnë se është linjë që lëvizin prindër që kanë fëmijë, apo të dashurit e tyre atje dhe janë kryesisht të moshuar ata?” ngre shqetësimin e saj si pyetje retorike.

Agroni, një banor tjetër, i cili e përdor shpesh autobusin për të lëvizur drejt poliambulancës për të marrë shërbim shëndetësor, shton: “Paguajmë çmim sa në Tiranë, por shërbimi është mizerabël. Autobusët janë të pisët dhe pa orare. Është e turpshme për Elbasanin.”

Nxënësit, nga ana tjetër, ankohen për mbingarkesën në orët e mëngjesit, sidomos në linjat kryesore, ndërsa autobusëve u mungon ajrosja apo kondicioneri.

“Autobusët janë të vegjël e sidomos në mëngjes janë plot. Shtypemi aty! Kushte nuk ka e sidomos tani që filloi vapa nuk di si durojmë për të shkuar në shkollë,” tha një nxënës.

Qytetarë të tjerë, si Ermira Osmani, përmendin si shqetësim amortizimin dhe ndotjen që autobusët e vjetër shkaktojnë në qytet.

“Sedilet janë zhul dhe autobusët shumë të papastër. Shërbimi i transportit në Elbasan është i keq,” thekson ajo.

Kjo panoramë e transportit publik në Elbasan ndodh teksa bashkia promovon imazhin e një qyteti me stacione “smart” që synon zero emetime gazrash.

Në fakt bashkia ka përfshirë në Planin e Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën objektivin për të ripërtërirë flotën urbane me mjete të gjelbra, por në realitet autobusët e sotëm janë kthyer në burime ndotje.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh
Artikulli tjetër U shfaq me beretë, deputeti gjerman përjashtohet nga parlamenti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.