KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kolumbia në alarm! Plagoset me armë zjarri kandidati për president
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kolumbia në alarm! Plagoset me armë zjarri kandidati për president
AktualeBotaFokusPolitike

Kolumbia në alarm! Plagoset me armë zjarri kandidati për president

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2025 10:37 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një sulm i armatosur ndaj senatorit konservator kolumbian dhe kandidatit të ardhshëm presidencial, Miguel Uribe, ka tronditur vendin dhe ka ngjallur reagime të forta brenda dhe jashtë Kolumbisë.

Uribe, 39 vjeç, u qëllua pasditen e së shtunës në kryeqytetin Bogotá. Sipas mediave lokale, ai ndodhet në gjendje kritike. Ngjarja po trajtohet si një “sulm i drejtpërdrejtë politik” nga institucionet vendase. Një person është arrestuar, ndërsa truprojat e senatorit kanë shkëmbyer zjarr me sulmuesin, duke lënë të plagosur të paktën edhe një tjetër person.

Reagime të forta nga zyrtarë dhe politikanë

Ministrja e Jashtme kolumbiane, Laura Sarabia, reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke dënuar aktin: “Dhuna nuk mund të jetë kurrë rrugë. Shpresoj sinqerisht që Miguel Uribe të jetë mirë dhe jashtë rrezikut.”

Kryebashkiaku i Bogotás, Carlos Fernando Galán, konfirmoi arrestimin e autorit të dyshuar dhe kërkoi hetim të menjëhershëm të plotë.

Ndërkohë, Presidenca e Kolumbisë thotë: “Një akt kundër jo vetëm integritetit të një individi, por edhe kundër demokracisë, lirisë së mendimit dhe të drejtës për të ushtruar politikën në mënyrë të lirë.”

Një figurë e rëndësishme politike dhe simbol historik

Miguel Uribe është një nga figurat më të njohura të krahut të djathtë në Kolumbi dhe një nga pretendentët kryesorë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2026. Ai vjen nga një familje me histori të rëndësishme në politikën kolumbiane.

Nëna e tij, Diana Turbay, një gazetare e njohur, u rrëmbye dhe më pas u vra në vitin 1991 gjatë një operacioni për çlirimin e saj nga trafikanti famëkeq Pablo Escobar. Gjyshi i tij, Julio César Turbay Ayala, ka shërbyer si President i Kolumbisë nga viti 1978 deri më 1982.

Dënim ndërkombëtar: Marco Rubio akuzon majtistët për retorikë nxitëse

Tentativa për vrasje u dënuar edhe nga zyrtarë ndërkombëtarë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, lëshoi një deklaratë të ashpër, duke e cilësuar sulmin si pasojë të “retorikës së dhunshme që vjen nga nivelet më të larta të qeverisë kolumbiane”.

Rubio i bëri thirrje presidentit Gustavo Petro që të ulë tensionet politike dhe të garantojë sigurinë e zyrtarëve të zgjedhur.

“Ky është një kërcënim për demokracinë. Retorika nxitëse ka pasoja. Është koha për të mbrojtur të drejtën për mendim të lirë dhe përfaqësim pa frikë,” – tha Rubio.

Hetimet në vazhdim, siguria e politikanëve nën shqyrtim

Ndërsa autoritetet po hetojnë motivet dhe identitetin e plotë të agresorit, ngjarja ka ngritur shqetësime të reja mbi sigurinë e figurave politike në Kolumbi, veçanërisht në një periudhë tensioni të lartë përpara zgjedhjeve presidenciale.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta e mundshme me Rusinë brenda 4 vitesh? Gjermania plan për ndërtim bunkerësh
Artikulli tjetër Tronditet Roma! Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.