KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbaroi vitet e burgut dhe iku në Austri, Kastriot Ismailaj kërkon lekët e konfiskuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbaroi vitet e burgut dhe iku në Austri, Kastriot Ismailaj kërkon lekët e konfiskuara
AktualeAnalizeFokusSociale

Mbaroi vitet e burgut dhe iku në Austri, Kastriot Ismailaj kërkon lekët e konfiskuara

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 10:49 am
283 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Biznesmeni kontravers Kastriot Ismailaj kërkon nga shteti shqiptar që t’i kthehet pasuria prej 5 miliardë lekësh, në valuta të ndryshme, që ju konfiskua rreth një dekadë më parë kur ai u burgos për skandalin CEZ-DIA.

Bëhet fjalë për shumën 3.215.176 dollarë dhe 451.132 euro të sekuestruara pranë bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 dollarë, 1.028 Euro si dhe 12.360.000 lekë pranë Bankës Venetto, në llogarinë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd”, të konfiskuara me vendim gjykate.

Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailaj në vitin 2021 për të marrë paratë e konfiskuara, por tashmë pas përfundimit të viteve të burgut, ai kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të rrëzojë gjithë procesin gjyqësor e rrjedhimisht të zhbllokojë paratë.

Pronari i kompanise DIA, i cili u arrestua 11 vite më parë, fitoi lirinë në Shtator 2023 dhe menjëherë u largua drejt Austrisë ku jeton familja e tij. Autoritetet e Burgut të Fierit pasi verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë biznesmenin e skandalit që trazoi politikën për vite me radhë.

Kastriot Ismailaj rezultoi i përfshirë në atë që konsiderohet si rasti më i madh i korrupsionit dhe mashtrimit në historinë e Shqipërisë. Ismailaj u arrestua në maj të vitit 2015 dhe u shpall fajtor në vitin 2017. Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 11 vite burg, për akuzat “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Historia e mashtrimeve:

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Sipas burimeve nga prokuroria, bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e borxheve të “CEZ Shpërndarje”, për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milion euro.

Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marrëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja”, për mbledhjen e borxheve ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qenë të personave të rrethit shoqëror të tij.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kur betoni ndesh rezistencë: Betejat qytetare në Ballkan

Ambasadori i SHBA-ve: Pasuritë e zyrtarëve të korruptuar janë në kripto dhe në offshore

Elisa Spiropali pas përjashtimit: “Do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë”

AKU bllokon 64 ton mish pule nga Brazili, në Portin e Durrësit

Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DHL kërkon 9.2 milion euro për votat e diasporës, KQZ refuzon pagesën
Artikulli tjetër Stuhia e fuqishme godet Afrikën e Jugut, 49 persona humbin jetën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj njofton vendimin e ri: “Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas”
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.