KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AKU bllokon 64 ton mish pule nga Brazili, në Portin e Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > AKU bllokon 64 ton mish pule nga Brazili, në Portin e Durrësit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

AKU bllokon 64 ton mish pule nga Brazili, në Portin e Durrësit

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 2:31 pm
42 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi dokumentacioni shoqërues nuk përputhej me të dhënat e regjistruara në sistem.

Ngarkesat, të importuara nga kompania ZICO sh.a., do të kthehen në vendin e origjinës. Ndërkohë, AKU ka refuzuar edhe një ngarkesë me 25 ton produkte gruri në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ngarkesa nga të cilat 1276 ngarkesa me origjinë shtazore, 2834 ngarkesa me origjinë joshtazore, 1167 ngarkesa MBIB (Produkte të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore).

Gjithashtu, janë marrë në total 167 mostra, nga analizimi i të cilave nuk kanë rezultuar raste jokonforme deri më tani.

Përsa i takon rasteve të refuzimeve në kufi rezultojnë të jenë 3 ngarkesa, 2 në PIK Durrës dhe 1 në PIK Morinë.

Nga vlerësimi i praktikave në PIK Durrës, është marrë masë me bllokim për dy ngarkesa me 54 ton mish pule me destinacion kthim në vendin e origjinës, në Republikën Federative të Brazilit.

Vendimi për kthimin në vendin e origjinës së këtyre dy ngarkesave të importuara nga subjekti ZICO sh.a është marrë, pasi ka rezultuar se të dhënat e certifikatave shoqëruese nuk përkojnë me të dhënat në sistem.

Në këto kushte, në zbatim të legjislacionit në fuqi, ngarkesat do të kenë destinacion kthimin në vendin e origjinës.

Nga vlerësimi i praktikave në PIK Morinë, është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.

Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.

Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njëjtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kur betoni ndesh rezistencë: Betejat qytetare në Ballkan

Ambasadori i SHBA-ve: Pasuritë e zyrtarëve të korruptuar janë në kripto dhe në offshore

Elisa Spiropali pas përjashtimit: “Do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë”

Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë

Erion Veliaj njofton vendimin e ri: “Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë
Artikulli tjetër Elisa Spiropali pas përjashtimit: “Do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt modelit autokratik kinez?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.