KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria
AktualeAnalizeKryesoreRajoniSociale

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 10:52 am
278 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga i gjithë territori i Shqipërisë, pas konfirmimit të rasteve të shumta të sëmundjes së murtajës së bagëtive të imta.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndryshuar masën e ndalesës së së pakohshme, për import të ruminatëve të vegjël dele dhe dhi. AUV thekson se nga sot masa e ndalesës vlen për gjithë territorin e Shqipërisë.

“Pas rivlerësimit të situatës, lajmërimeve për konfirmime të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) edhe në regjione tjera, AUV ngrit masën kufizuese për tërë territorin e Shqipërisë, me qellim të parandalimit të përhapjes. Duke parë rrjedhën e situatës përveç masës kufizuese në import.

Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të tyre për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje bagëtitë e tyre dhe të pengojnë çfarëdo kontakti të kopeve të tyre me kopetë e fermerëve nga vendi fqinjë”, thuhet në njoftimin e AUV.

AUV shton se PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet.

“Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik”, shton AUV.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“AUV, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha masat preventive të nevojshme. Gjithashtu, do të informojë rregullisht fermerët dhe publikun për zhvillimet e mëtejshme. Në ketë fazë, fermerët mbajtës të deleve dhe dhive duhet të pengojnë çfarëdo kontakti të bagëtive të tyre me fermat nga Shqipëria ne kullosat e brezit kufitar”.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kur betoni ndesh rezistencë: Betejat qytetare në Ballkan

Ambasadori i SHBA-ve: Pasuritë e zyrtarëve të korruptuar janë në kripto dhe në offshore

Elisa Spiropali pas përjashtimit: “Do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë”

AKU bllokon 64 ton mish pule nga Brazili, në Portin e Durrësit

Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Stuhia e fuqishme godet Afrikën e Jugut, 49 persona humbin jetën
Artikulli tjetër Shuhet Brian Wilson i “Beach Boys”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj njofton vendimin e ri: “Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas”
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.