KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë
AnalizeBotaFokusSociale

Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 12:36 pm
188 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t’i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën – dy milionë më shumë se vitin e kaluar.

Sipas raportit numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare në dispozicion të UNHCR-së janë në të njëjtin nivel si në vitin 2015, sipas Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. “Po përjetojmë një rënie dramatike të burimeve”, thotë ai. Kjo pjesërisht për shkak të ngrirjes së kontributeve të SHBA-së, por edhe sepse vendet e tjera po kontribuojnë më pak. “Pra, kemi më pak para dhe shumë më tepër njerëz për të ndihmuar në situata shumë komplekse”, thekson Grandi.

Lufta zhvendos 14 milionë njerëz në Sudan

Një vendet më të prekura është Sudani. Lufta brutale ka detyruar të marrin arratinë gati 14 milionë njerëz. Mbi një milion refugjatë – kryesisht nga Sudani fqinj, janë në Etiopi. Por për sudanezët që kanë ikur në Etiopi, UNHCR-ja tani ka vetëm gjysmën e fondeve, krahasuar me vitin 2024. Kreu i UNHCR, Grandi shpjegon situatën. “Për shembull, na u desh të ndalonim të gjithë ndihmën për gratë e përdhunuara në këto luftëra – sepse programi financohej kryesisht nga SHBA-të. Kemi fëmijë të kequshqyer, trajtimi i të cilëve në spitale dhe kampe refugjatësh duhet të reduktohet në minimum në mënyrë që të krijohet shpejt vend për edhe më shumë fëmijë të kequshqyer që kanë nevojë për kujdes ekstrem.”

Situatë e vështirë edhe në Afganistan e Ukrainë

Sipas raportit të fundit të UNHCR-së, Sudani është vendi me krizën më të rëndë të refugjatëve në botë. Vatra të tjera të nxehta krize përfshijnë Afganistanin,  me më shumë se dhjetë milionë të zhvendosur, dhe Ukrainën, me gati nëntë milionë persona të zhvendosur. UNHCR përfshin në raport gjithashtu edhe njerëzit që janë të zhvendosur brenda vendit të tyre. Ata përfaqësojnë shumicën: Numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me mbi gjashtë milionë, sipas raportit. Shumica dërrmuese e refugjatëve – siç e konfirmon edhe një herë raporti i ri – nuk jetojnë në rajone të pasura si Evropa, por në vende të varfra si Etiopia, e cila strehon 73 përqind të refugjatëve krahasuar me vende të tjera në botë.

“Por në vendet e pasura gjithmonë ekziston perceptimi se të gjithë duan të shkojnë atje – se po vjen një invazion i pakontrollueshëm i refugjatëve. Ky perceptim kultivohet me kujdes nga njerëz të caktuar në establishmentin politik që e përdorin atë për të fituar zgjedhjet”, shprehet Filippo Grandi.

Sipas një analize të kohëve të fundit nga organizata Oxfam, shtetet e G7-ës , vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore pritet të ulin shpenzimet për ndihmën zhvillimore me 28 përqind deri në vitin 2026. Përtej anës morale, këto vendime politike janë gjithashtu “shumë dritëshkurtra” në interesin vetjak kombëtar, thotë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Grandi. Sepse mungesa e ndihmës në fund të fundit do t’i shtyjë njerëzit të ikin drejt Evropës.

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”, tha Grandi. “Nëse tani na duhet të përgjysmojmë ndihmën humanitare, siç po ndodh, kjo do të çojë në lëvizje migrimi. 250,000 sudanezë janë aktualisht në Libi sepse nuk mund të marrin më ndihmë në Sudan ose në vendet fqinje. Dhe të gjithë e dimë: të shkosh në Libi do të thotë të ecësh përpara drejt Evropës.”

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreth 1 në 4 persona paguhet gati dyfishin e 3 të tjerëve
Artikulli tjetër Privatët marrin 70% të plazhit në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.