KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjipeu dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të Evropës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjipeu dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të Evropës
AktualeOpinionSociale

Gjipeu dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të Evropës

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 11:00 am
268 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy nga plazhet më të bukura dhe autentike të Rivierës Shqiptare, Gjiri i Gramës dhe ai i Gjipesë janë renditur në listën prestigjioze të 50 plazheve më të mira në Evropë për vitin 2025. Ky vlerësim është rezultat i një procesi përzgjedhjeje që përfshin rreth 1000 profesionistë udhëtimesh, “ambasadorë” të njohur plazhesh dhe një juri të specializuar ndërkombëtare.

Gjiri i Gramës është renditur në vend të 12, ndërsa Gjipe në vend të 30 duke kaluar madje edhe disa prej destinacioneve më në zë në brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë apo Francës, të cilat prej vitesh kanë kryesuar preferencat e vizitorëve nga e gjithë bota.

Kjo përzgjedhje realizohet çdo vit nga “The worlds 50 best beaches”, një nga platformat më të njohura globale për renditjen e plazheve, së cilës i referohet vazhdimisht edhe vetë Forbes.

Për t’u renditur në këtë listë plazhet duhet të plotësojnë disa kritere që lidhen kryesisht me natyrën, qetësinë dhe përvojën e përgjithshme që ato ofrojnë. Kriteri kryesor është që plazhi të jetë unik, me një peisazh që dallohet nga të tjerët, autentik, larg zonave të mbipopulluara, larg zhurmës, i paprekur, ideal për të forcuar lidhjen me natyrën dhe padyshim me pamje mbresëlënëse. Profesionistët që votojnë plazhet duhet të bëjnë një përshkrim bindës që më pas vlerësohet nga ambasadorët e plazheve dhe ekspertët ndërkombëtarë, të cilët e bëjnë renditjen bazuar në kriteret e lartpërmendura.

Gjiri i Gramës që është bërë pjesë e kësaj liste prestigjioze është një nga perlat e bregdetit të Jonit. Këtu deti hyn mes masiveve shkëmbore duke krijuar një plazh fantastik ku bie në sy uji kristal i pastër me një kombinim unik ngjyrash. Ndërsa Gjiri i Gjipesë nga ana tjetër është i vendosur në hyrje të një kanioni spektakolar duke u bërë simbol i ekoturizmit dhe aventurës në Shqipëri. Me akses si nga bregu ashtu edhe nga shtregu, ky gji ofron pamje mahnitëse dhe një natyrë gati të virgjër, shumë pak të eksploruar.

Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë renditje dëshmon edhe njëherë se Shqipëria është një vend që ofron vlera të paçmueshme natyrore dhe po hyn gjithnjë e më shumë në listën e destinacioneve elitare të Mesdheut, kjo falë natyrës së bukur, infrastrukturës gjithnjë e në përmirësim si dhe projekteve ambicioze.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme. Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Artikulli tjetër Hakerimi i faqes së Bashkisë Tiranë, ngec regjistrimi i fëmijëve në kopshte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.