KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra zjarri në 24 orë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra zjarri në 24 orë
AktualeAnalizeFokusSociale

Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra zjarri në 24 orë

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2025 11:51 am
189 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit në total janë 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Gjithashtu bëhet e ditur se është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarreve në fshatin Pilur të Himarës dhe në Kolsh të Kukësit, dy prej vatrave më problematike të raportuara gjatë orëve të fundit. Po ashtu në terren kanë qenë të angazhuara 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera ndihmëse.

Njoftimi i Plotë:

Situata për shkak të zjarreve Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 13 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha, por në pak prej tyre situata po mbahet nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti dhe gërmuese. Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

1. Qarku Vlorë.

Pas një pune të pandërprerë zjarri i rënë në një sipërfaqe me lis, shkurre dhe ullinj,në fshatin Llaman, njësia administrative Himarë, bashkia Himarë u arrit të shuhej. Në operacion u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëseme 12 efektivënga shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë, 3 forca policore, 13 forca bashkiake dhe4 forca Shërbimi Pyjor. Shkaku i rënies së zjarrit është i papërcaktuar. Po ashtu u arrit të shuhej edhe zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë si dhe vatra në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.

2. Qarku Lezhë

Pas një pune të palodhur të forcave, u shua edhe vatra e zjarrit të rënë më datë 23.06.2025, në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me pyll lisi dhe shkurre. Zona po mbahet në monitorim.

3. Qarku Kukës

Edhe vatra e zjarrit, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës u shua plotësisht pas përpjekjeve të forcave, por zona po mbahet nën monitorim. Qarku Elbasan
Në qarkun e Elbasanit janë shuar vatrat; në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra; vatra ne një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në vendi e quajtur “Mali i Dukës”, njësia administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas.

4. Qarku Tiranë

Një vatër zjarri e rënë dje, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, rreth orës 16:50, në fshatin Vishnje, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë u arrit të izolohej. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

5. Qarku Durrës

Është arritur të shuhet një vatër zjarri që ra pasditen e djeshme, në një bazë ushqimore për bagëtitë, në fshatin Borizanë, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë. Si pasojë, pati dëme në objekt dhe në bazën ushqimore. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur. Po ashtu u shua edhe vatra e zjarrit, në një sipërfaqe me hamullore, në fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.

6. Qarku Fier

Forcat e angazhuara në terren izoluan zjarrin e rënë dje, rreth orës 17:05, në një sipërfaqe me shkurre, në fshatin Sheqishtë, njësia administrative Zharrëz, bashkia Patos.

7. Qarku Gjirokastër

Forcat operacionale punuan për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë dje, rreth orës 20:40, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, midis fshatrave Valare dhe Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër.
Nga qarqet e tjera të venditnuk janë raportuar raste zjarri.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.

Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (JugLindje), Lezhë (Qendër), Durrës (VeriLindje), Tiranë (Jug), Elbasan (JugPerëndim), Gjirokastër(Veri) dhe Vlorë (Veri).

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperature të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media greke: Projekt gjigant i familjes Trump, në Sazan, me vlerë 1.4 miliardë dollarë
Artikulli tjetër Shqiptarja Cubaj udhëheq Italinë drejt gjysmëfinales së Eurobasketit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.