KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë: Osmani thirrje për zgjidhen e ngërçit politik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë: Osmani thirrje për zgjidhen e ngërçit politik
AktualeKomentKryesorePolitikeRajoni

Kosovë: Osmani thirrje për zgjidhen e ngërçit politik

Përditësimi i fundit: 1 Korrik, 2025 6:00 pm
251 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në Kosovë nuk duket se do të arrihet një kompromis politik për konstituim të Kuvendit, edhe pse Gjykata Kushtetueseqë nxori vendim me datën 26.06, tha se brenda 30 ditëve deputetët kanë për detyrë ta zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e organit më të lartë legjislativ.

Partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje nga njëra anë që këmbëngul për emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe partitë e deritashme opozitare që e kundërshtojnë atë, nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Të ndodhur në këtë situatë ngërçi politik, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga partitë politike që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta konstituojnë Kuvendin.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.

Shoqëria civile thirrje për kompromis politik

Edhe shoqëria civile kërkon përfundimin e bllokadës në Kuvend, duke ngritur shqetësimin se “institucionet nuk mund të mbeten peng i interesave partiake”. Mbi 50 organizata të shoqërisë civile, në një letër të nënshkruar drejtuar partive politike, zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit e kanë quajtur “cvnim të rendit demokratik dhe të funksionalitetit institucional”.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe bazamenti i demokracisë parlamentare. Përmes tij, themelohen institucionet e tjera të vendit dhe garantohen parimet kushtetuese të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Prej më shumë se dy muaj e gjysmë, vendi qëndron pa një Kuvend të konstituuar. Ky vakum institucional ka penguar miratimin e ligjeve, mbikëqyrjen demokratike të Qeverisë dhe trajtimin e çështjeve urgjente që prekin jetën e qytetarëve”, thuhet në letër. Shoqëria civile bën thirrje për kompromis politik dhe rikthim të funksionalitetit të Kuvendit, duke i kërkuar të gjitha partive të marrin përgjegjësitë e tyre demokratike në mënyrë që të mundësohet miratimi i ligjeve dhe emërimi i institucioneve të reja.

BE: Ratifikimi është në interesin e Kosovës

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për mosformimin e institucioneve të reja, ku si pasojë Kosova aktualisht nuk mund të përfitojë nga Plani i Rritjes, i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke e shtyrë më tej ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë dhe të Instrumenteve Financiare. Kosova mbetet në të drejtën e saj për të përfituar nga financimi paraprak sapo të ratifikohen marrëveshjet përkatëse të lidhura me Programin për Reforma dhe Zhvillim. Megjithatë, Programi për Reforma dhe Zhvillim është një instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt, për t’i shfrytëzuar në maksimum të gjitha mundësitë që i ofron Plani i Zhvillimit në të mirë të qytetarëve të saj”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper.

Në fund të vitit të shkuar, Komisioni Evropian mori vendim për t’i mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes. Kosova, për frymë popullsie, do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, me më shumë se 820 milionë euro.

 

Marrë nga Deutsche Qelle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetër Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.