KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reperi Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reperi Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut
AktualeAnalizeFokusKulture

Reperi Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2025 6:37 pm
447 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Noizy ishte planifikuar të performonte në Zvicër, por u ndalua menjëherë nga autoritetet zvicerane, në një kthesë të papritur për karrierën e tij ndërkombëtare.

Sipas burimeve pranë artistit, Noizy nuk kishte dijeni se konflikti i tij i mëhershëm me Medi Hysenin, një incident i ndodhur në Kosovë, ishte denoncuar edhe në Zvicër nga pala tjetër. Ky zhvillim ka hapur diskutime mbi natyrën ndërkombëtare të drejtësisë dhe pasojat që mund të pasojnë.

Sipas ekspertëve ligjorë në Zvicër, rasti konsiderohet serioz. Thuhet se viktima është sulmuar nga disa persona në të njëjtën kohë, dhe një sulm i tillë mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Edhe pse incidenti ka ndodhur jashtë Zvicrës, mundësia për ndjekje penale në këtë vend nuk përjashtohet.

Nëse Kosova ka shpallur reperin në kërkim, ajo mund t’i kërkojë Zvicrës ekstradimin e tij. Në rast se kjo nuk realizohet, legjislacioni zviceran parashikon që në disa raste, një gjykatë zvicerane mund të gjykojë edhe për vepra të kryera jashtë vendit, duke iu referuar nenit 7 të Kodit Penal Zviceran.

Një faktor vendimtar do të jetë edhe e kaluara penale e të dyshuarit. Nëse rezulton se ai ka pasur precedentë, dënimi mund të jetë më i ashpër.

Situata e krijuar mund të ketë pasoja të ndjeshme për karrierën e Noizyt, veçanërisht në tregun ndërkombëtar të muzikës. Zvicra ka qenë një nga destinacionet kryesore të koncerteve të tij, dhe përballja me ligjin atje mund të ndikojë jo vetëm në aktivitetin e tij në këtë vend, por edhe në shtetet e tjera që bashkëpunojnë ngushtë me sistemin zviceran të drejtësisë.

Për momentin, priten deklaratat zyrtare nga autoritetet dhe vetë artisti, për të kuptuar më qartë rrjedhën e këtij rasti që ka marrë vëmendje të madhe publike dhe mediatike.

Kujtojmë se reperi Noizy ka qenë i pranishëm edhe në jetën politike shqiptare, ku u shfaq si mbështetës i Partisë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, duke u përdorur nga vetë kryeministri Edi Rama si një element i rëndësishëm për të tërhequr të rinjtë. Arrestimi i tij në Zvicër ngre pikëpyetje jo vetëm mbi sjelljen personale të artistit, por edhe mbi mënyrën se si figura të ekspozuara publikisht promovohen nga pushteti, pavarësisht problematikave që mund të kenë me ligjin.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zonat e mbrojtura në rrezik, beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetër Bashkia e Sarandës i ka shkaktuar miliona lekë dëm buxhetit të shtetit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.