KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2025 6:19 pm
200 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Gjergj Erebara

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, në të cilin Komision vlerëson gjendjen e sundimit të ligjit në vendet anëtare dhe në vendet kandidate, të publikuar të martën, vihen në dukje dënimi me vendim Apeli i 106 personave në 24 çështje, vendime këto të dhëna mes 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përfshirë zyrtarë të lartë. Raporti vëren gjithsesi se kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit “mbetet gjerësisht joefikas”.

“Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit u transferua nga Ministria e Drejtësisë te Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Korrupsionin në qershor 2024,” vëren raporti.

“Mangësitë vijojnë sa i përket kapaciteteve të kësaj drejtorie për të mbikëqyrur në mënyrë efikase zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, krahas vlerësimeve të përgjithshme të rrezikut [për korrupsion],” thuhet në raport.

“Disa përpjekje janë bërë, veçanërisht në fushat me rrezik të lartë për korrupsion, por zbatimi efikas mbetet ende për t’u demonstruar,” thuhet më tutje në raport.

Komisioni duket se iu bashkua shqetësimit të ngritur më herët nga kreu i SPAK, Altin Dumani për mungesën e raportimeve në prokurori nga institucionet publike dhe zyrtarët publikë duke vërejtur se gjatë vitit të kaluar “numri i referimeve ra edhe më poshtë.”

Policia e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar rëndë gjatë viteve të fundit nga ekspozimi i një numri zyrtarësh të lartë të përfshirë në strukturat e krimit të organizuar, zë një seksion më vete në raportin e Brukselit si shqetësim i veçantë. Raporti vëren se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka shtuar aktivitetin e vet me referimin për ndjekje penale për 463 oficerë policie. Këto përpjekje gjithsesi konsiderohen në raport si jo të mjaftueshme dhe Policia e Shtetit konsiderohet si “ende shumë e prekshme nga korrupsioni”.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), institucioni që ka për detyrë të analizojë deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë për të parë nëse ka apo jo pasuri të pajustifikuar, nuk vlerësohet mirë në raport.

“Mangësitë mbeten në termat e efikasitetit të verifikimit të aseteve dhe interesave nga ILDKPKI, përfshirë profilet me rrezik të lartë,” shënohet në raport.

“Nuk ka pasur progres sa i përket efikasitetit të verifikimit dhe veprime të mëtejshme duket se nevojiten për të verifikuar asetet potencialisht të fshehura përmes entiteteve private apo personave fasadë,” shkruhet në raport.

Raporti vëren se keqpërdorimi i fondeve publike gjatë fushatave elektorale “mbetet shqetësim” pavarësisht iniciativës së ndërmarrë para zgjedhjete të fundit nga KQZ dhe SPAK. Raporti konsideron si “shqetësim” edhe transparencën e kufizuar në prokurimet publike, veçanërisht partneritetet publike-private, ndërsa konsideron si “joefikase” mekanizmat e kontrollit dhe inspektimit të brendshëm në administratën publike, instrumente këto kyç për të garantuar që qytetarët të mos zhvaten gjatë marrëdhënieve me administratën publike.

“Rreziku i korrupsionit është i konsiderueshëm në shëndetësi, arsim si dhe brenda policisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, thuhet në raport.

Raporti ka katër kapituj ku njëri i dedikohet medias. Raporti përsërit kërkesat e mëparshme të Brukselit për reformim tërësor ndërsa thekson se shqetësimet për pavarësinë e Radios dhe Televizionit Publik janë shtuar pas procesit të fundit bipartizan në parlament.

“Përqendrimi i lartë në tregun e medias vijon të ndikojë negativisht pavarësinë e medias ndërsa penetrimi i tregut nga grupet e biznesit të profilit të lartë me lidhje politike mbetet një shqetësim serioz,” thuhet në raport.

Masat parandaluese për përqendrimin e pronësisë në tregun e medias konsiderohen “të kufizuara” ndërsa lidhjet e e pronarëve me interesat politike konsiderohen “shqetësim serioz.”

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë
Artikulli tjetër “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.