KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës
AktualeAnalizeBotaEkonomi

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2025 8:14 am
198 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur të shtunën se do të vendosë 30 për qind tarifë kundër mallrave të Bashkimit Evropian dhe Meksikës prej 1 gushtit.

Trump i ka prezantuar tarifat ndaj dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara përmes dy letrave të publikuara në rrjetet sociale.

Ai ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa edhe më të larta, nëse ndonjëri prej tyre ndërmerr kundërmasa.

Në letrën dërguar lideres së Meksikës, Trump e ka pranuar se shteti i ka ndihmuar në ndaljen e valës së migrantëve pa dokumente dhe fentanolit në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, sipas tij, Meksika nuk ka bërë mjafueshëm për të penguar Amerikën e Veriut nga shndërrimi në “kënd për trafikim narkotikësh”.

Ndërsa në letrën dërguar Bashkimit Evropian, Trump ka thënë se deficiti tregtar i SHBA-së përbën kërcënim të sigurisë.

“Ne kemi pasur vite për të diskutuar marrëdhënien tonë tregtare me BE-në dhe kemi ardhur në përfundim që duhet të heqim dorë nga ky deficit tregtar i madh, i vazhdueshëm dhe i kërcënuar nga tarifat, politikat dhe barrierat tregtare”, ka shkruar Trump në letrën drejtuar BE-në.

“Fatkeqësisht, marrëdhënia jona ka qenë larg reciprokes”.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen ka thënë se blloku evropian është i përgatitur për t’i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ruajtjen e interesave të veta, nëse SHBA-ja e çon përpara tarifën prej 30 për qind.

Përmes një komunikate, ajo ka thënë të shtunën se BE-ja vazhdon të punojë drejt arritjes së një marrëveshjeje deri më 1 gusht.

“Shumë pak ekonomi në botë janë aq të hapura sikurse ajo e BE-së dhe i respektojnë praktikat për tregti të drejtë”, ka shtuar ajo, duke përmendur se nuk përjashtohen as kundërmasat, nëse do të jenë të nevojshme.

Janë bërë disa ditë që Trump ka nisur të prezantojë tarifa të reja ndaj aleatëve dhe rivalëve të SHBA-së, dhe ky ka qenë njëri prej premtimeve të tij në fushatën presidenciale, meqë beson se përmes këtyre masave ekonomike do të ringjallet ekonomia amerikane, e cila, sipas Trumpit, është shfrytëzuar nga kombet tjera për dekada.

Duke përfshirë letrat e së shtunës, Trump ka vendosur kushte tarifore ndaj 24 shteteve dhe 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Në fillim të prillit, Trump ka vendosur tarifë 10% për importet nga Kosova dhe ndaj pothuajse të gjithë partnerëve tjerë tregtarë

Ekspertët kanë vlerësuar se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pati thënë se zyra e saj e ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10 për qind ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri – diçka që nuk ka ndodhur ende, as pas 45 tentativash.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Thellohet varësia ushqimore, importet rriten me mbi 21 mijë ton
Artikulli tjetër Rusia kryen sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.