KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2025 8:52 am
197 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në janar të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fituesin, kompaninë “Alba Konstruksion”, për një procedurë me vlerë 4 milionë euro që synonte ndërhyrjen në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë.

Rezervuari ndodhet mbi zonën e Golemit në Kavajë dhe shërben për nevojat e furnizimit me ujë të bashkisë. Në atë kohë pakkush mendoi se kjo ndërhyrje do të kthehej në dhembjen e kokës së të gjithë zonës, sidomos në pikun e sezonit turistik.

Ndërhyrja që në fakt ishte e nevojshme për të rritur sigurinë e rezervuarit për shkak të një defekti të vitit 2015 duket se kapi të papërgatitur familjet dhe bizneset e kësaj zone.

Teksa punimet vazhdojnë, gjasat janë  që rezervuarit të mos jetë në funksion para vjeshtës.

Referuar dokumenteve në atë kohë raportohej se në skarpatën e poshtme të digës afër aksit të ujëlëshuesit ekzistues, rreth 2 metra poshtë kurorës së digës ishte hapur një pus, gryka e të cilit kishte dalë në sipërfaqe të skarpatës.

Nga ana tjetër, ishte identifikuar një rrjedhje uji në formë burimi në anën e poshtme të digës.

“Që nga koha e identifikimit të këtij pusi kur ai doli në sipërfaqe nuk është ndërmarrë asnjë veprim i mëtejshëm duke ia lënë këtë një projekti të plotë të rehabilitimit dhe jo ndërhyrjeve pjesore në të”, thuhet në dokumentet e AKUK.

Lidhur me këtë, plani është për një ndërhyrje në seksionin e plotë të digës duke e çarë atë sipas aksit të ujëlëshuesit dhe duke e zëvendësuar ujëlëshuesin me një të ri.

Çarja e digës në mënyrë të kontrolluar me një teknologji specifike, sipas institucioneve, do të ndihmojë për të kuptuar më mirë arsyet dhe shkaqet e defektit të ndodhur si dhe do të ndihmojë në korrigjimin e masave të parashikuara në këtë projekt si:

(1) Rehabilitimin e drenazheve të digës.

(2) Eliminimin e gropave të tjera që mund të jenë krijuar në këtë seksion, por që nuk kanë dalë ende në sipërfaqe.

(3) Rehabilitimin e skarpatës fundore të digës në anën e poshtme tashmë të prekur nga ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujit të pijshëm”, thuhej në dokumente.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar
Artikulli tjetër Evakuime masive në SHBA, zjarri përhapet me shpejtësi pranë Kanionit të Madh në Arizona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.