KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Francë, 150 persona të maskuar sulmojnë autostradën me molotovë dhe shufra hekuri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Francë, 150 persona të maskuar sulmojnë autostradën me molotovë dhe shufra hekuri
AktualeBotaFokus

Francë, 150 persona të maskuar sulmojnë autostradën me molotovë dhe shufra hekuri

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2025 10:04 am
250 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Limoges, një qytet në Francën qendrore, u shndërrua në një skenë dhune të egër në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur dhjetëra persona të maskuar, të armatosur me shufra hekuri, koktej molotov, fishekzjarre dhe sende të tjera të forta, sulmuan automjete në një segment të rëndësishëm rrugor dhe u përplasën me forcat e rendit.

Sipas autoriteteve, mes 100 dhe 150 individë morën pjesë në këtë akt dhune, i cili u përshkallëzua në një përplasje të drejtpërdrejtë me policinë në rrugën RN141. Në përpjekje për të marrë kontrollin e zonës dhe për të bllokuar qarkullimin, sulmuesit u përballën me forcat e policisë që përdorën gaz lotsjellës dhe mjete kontrolli të turmës për t’i shpërndarë.

Sipas sindikatës lokale të policisë, në përplasje u plagosën nëntë efektivë. Ndërkohë, prokuroria njoftoi se janë sulmuar edhe automjete civile, përfshirë makina me familje dhe fëmijë brenda, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar nga radhët e qytetarëve, ndonëse shumë prej tyre kanë mbetur të traumatizuar.

Kryetari i bashkisë së Limoges, Émile-Roger Lombertie, e përshkroi ngjarjen si një “luftë urbane të organizuar”: “Nuk ishte një protestë spontane. Nuk pati asnjë arsye të deklaruar. Ishte një akt për të shkatërruar gjithçka dhe për të treguar kontroll mbi territorin”, tha ai.

Zona e Val de l’Aurence, e cila përflitet për lidhje me trafik droge dhe banuar kryesisht nga të rinj me prejardhje emigrante, ishte skenë trazirash edhe gjatë natës së 14 Korrikut, ditës kombëtare të Francës. Megjithatë, prokurorja Émilie Abrantes deklaroi se aktualisht nuk ka prova që lidhin këtë ngjarje me hetimet e fundit për trafik droge në rajon.

Ministria e Brendshme franceze ka reaguar menjëherë, duke njoftuar vendosjen e një njësie të veçantë sigurie në Limoges për të rikthyer rendin dhe për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vjen në një moment delikat për Francën, në kulmin e sezonit turistik, duke rikthyer debatin për sigurinë, integrimin dhe kontrollin ndaj grupeve të dhunshme të organizuara.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 14 të vdekur nga moti i keq në Korenë e Jugut
Artikulli tjetër Ukraina kërkon rifillimin e negociatave me Rusinë, Zelensky gati të takohet me Putinin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.