KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krimineli më i rrezikshëm i Ekuadorit në duart e FBI-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Krimineli më i rrezikshëm i Ekuadorit në duart e FBI-së
AktualeBotaFokusZhvillim

Krimineli më i rrezikshëm i Ekuadorit në duart e FBI-së

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2025 1:34 pm
243 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet e Ekuadorit kanë ekstraduar të dielën drejt Shteteve të Bashkuara trafikantin më të madh të drogës në vend, Jose Adolfo Macías Villamar, i njohur me nofkën “Fito”.

Ai është udhëheqësi i bandës famëkeqe “Los Choneros” dhe një nga figurat më të rrezikshme të krimit të organizuar në Amerikën Latine. Ekstradimi ndodhi vetëm një muaj pasi ai u kap nga autoritetet në qytetin bregdetar të Mantës, ku ishte fshehur në një bunker nën një banesë luksoze.

Macias ishte arratisur në janar të vitit 2024 nga burgu i sigurisë së lartë La Regional në Guayaquil, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë në alarm qeverinë. Pas një kërkimi të gjerë dhe ndihmës nga shërbimet e inteligjencës amerikane, ai u rikthye në paraburgim më 25 qershor, pas një operacioni të madh policor ku u gjet dhe arrestua.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi aktakuzën kundër tij në prill të këtij viti, për shpërndarje ndërkombëtare të kokainës, komplot kriminal dhe trafik armësh.

Ai pritet të paraqitet këtë të hënën në gjykatën federale të Brooklyn-it, ku sipas avokatit të tij do të deklarohet i pafajshëm. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dekada burgim, deri në burgim të përjetshëm.

Ekstradimi i “Fito”-s është historik për Ekuadorin, pasi është rasti i parë që një shtetas ekuadorian ekstradohet në SHBA që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të ekstradimit në vitin 2024. Ligji u miratua pas një referendumi kombëtar të propozuar nga presidenti Daniel Noboa, në kuadër të luftës kundër bandave kriminale që kanë destabilizuar vendin.

Jose Adolfo Macías, një ish-shofer taksie i kthyer në boss i drogës, është një simbol i fuqisë së krimit të organizuar në Ekuador, por edhe i përpjekjeve më të fundit të shtetit për të rikthyer kontrollin ndaj territorit dhe ligjit.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Avokati rruan kokën para Kuvendit të Kosovës, në shenjë revolte
Artikulli tjetër Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mykonos, arrestohen efektivë policie, edhe shqiptarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.