KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike?
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike?

Përditësimi i fundit: 22 Korrik, 2025 11:40 am
306 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë të lidhur ngushtë me paranë fizike, e cila përdoret në masë të gjerë për realizimin e pagesave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shumica e transaksioneve të konsumit përfundimtar realizohen me para në dorë. Qeveria shqiptare ka deklaruar se deri në vitin 2030, synon që të heqë plotësisht nga qarkullimi paranë fizike. Por si mund të bëhet Shqipëria një ekonomi “cashless”?

Përpjekjet konkrete për ta realizuar këtë gjë, kanë nisur që në 2024.

Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Financave hartoi Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024 – 2027, një ndër objektivat e së cilës ishte edhe reduktimi i transaksioneve me para fizike. Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet zbatimit të disa masave të administrimit fiskal. Deri në fund të vitit 2026 parashikohet që të vendoset një limit për pagesat cash mes individëve, të reduktohen në mënyrë të mëtejshme pagesat me para në dorë mes bizneseve nga 150.000 lekë që është aktualisht, si dhe të krijohen rregullat e riskut të cilat evidentojnë tatimpaguesit të cilët fragmentizojnë faturat për të mos kaluar limitin që përcakton ligji, tatimpaguesit që kanë nivel anormal të faturimit me para në dorë krahasuar me të ngjashmit e tyre. Po ashtu, deri në fund të këtij viti pritet të ulen komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe bizneseve.

Kjo do të bëhet pas krijimit të një grupi pune mes Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave. Nga 1 maji, në Shqipëri nisi edhe zbatimi i programit të kompanisë amerikane Mastercard për ofrimin e 4750 terminaleve POS falas.  Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë po bën disa ndryshime në rregulloren për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, ku do të aplikohen komisione më të ulëta për pagesat në sportele, por sidomos për ato me e-banking. Për shembull, për pagesat deri në 1 milionë lekë me e-banking, komisioni nuk duhet të jetë më shumë se 50 lekë. Kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë, normat jo shumë të favorshme të interesit për depozitat, mosinstalimi i terminaleve POS në të gjitha pikat e shitjes me pakicë për shkak të komisioneve të larta që aplikohen nga bankat, niveli i ekonomisë informale, paraja nga burime të paligjshme, janë vetëm disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë sasi të madhe të parasë fizike që gjendet jashtë sistemit bankar.

Ndërkohë, edhe besimi i ulët në sistemin bankar, preferenca për para në dorë, niveli i ulët i edukimit financiar apo rezistenca ndaj ndryshimit, konsiderohen si elementë të tjerë nxitës. Sa para’ qarkullon jashtë bankave? Rreth 434 miliardë lekë. Paraja jashtë bankave ka shënuar rekord të ri në fund të pesëmujorit, duke u rritur me 1.1% ose 4.9 miliardë lekë në krahasim me muajin prill.

 

Marre nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg
Artikulli tjetër Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.