KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aeroporti i Mynihut do të bëhet me terminal dëbimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Aeroporti i Mynihut do të bëhet me terminal dëbimi
AnalizeBotaFokusZhvillim

Aeroporti i Mynihut do të bëhet me terminal dëbimi

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2025 10:22 am
204 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjermania po ndryshon politikën e azilit. Në të ardhmen, azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen më shpejt. Një projekt po planifikohet në Aeroportin e Mynihut.

Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në landin federal të Bavarisë, është një qendër qarkullimi për shoqërinë gjermane të fluturimit Lufthansas. Me një numër total prej 73 linjash ajrore, fluturimet mund të bëhen në 216 destinacione në 68 vende. Një terminal i tretë do t’i shtohet dy terminaleve të pasagjerëve: Gjermania planifikon të ndërtojë një terminal të posaçëm dëbimi në MUC për migrantët që duhet të largohen nga vendi.

Aeroporti i Mynihut planifikon të ndërtojë një ndërtesë për policinë federale, tha të mërkurën një zëdhënës i kompanisë. Pronari kryesor i aeroportit është Shteti i Lirë i Bavarisë, ndërsa qeveria federale dhe qyteti i Mynihut mbajnë aksione minoritare. Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann dhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, të dy nga partia CSU, kërkojnë rregullisht dëbimin e rreptë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminelëve të huaj.

“Terminal riatdhesimi” me dy kate

Sipas një dokumenti tenderimi për aeroportin, i ashtuquajturi “terminal riatdhesimi” do të ketë dy kate, informon agjencia e lajmeve Reuters. Ndërtimi është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2028. Do të projektohet në mënyrë që “të mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime çarter individuale dhe kolektive në ditë”.

“Një tavolinë qendrore regjistrimi do të instalohet në ndërtesë për të koordinuar në mënyrë efikase riatdhesimet”, vazhdon dokumenti. Policia federale nuk i ka komentuar planet deri tani.

Projekti është i diskutueshëm politikisht. “Një terminal të posaçëm për dëbime, këtë ne e shohim më tepër së në mënyrë kritike, i tha politikania rajonale Gülseren Demirel (Aleanca90/Të Gjelbrit) gazetës Süddeutsche Zeitung.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter (SPD) e konsideroi të arsyeshme riatdhesimin e kriminelëve në vendet e tyre të origjinës. “Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se është një ide e keqe, në parim, të kemi një terminal të këtij lloji.”

Qyteti i Freising-ut, i vendosur në veri të Mynihut, ku ndodhet një pjesë e aeroportit, diskutoi projektin këtë javë. Sipas administratës së qytetit, komisioni i planifikimit të qytetit e hodhi poshtë vendndodhjen e zgjedhur të aeroportit për arsye planifikimi. Qyteti do t’i paraqesë një raport mbi këtë çështje te autoriteti përkatës rajonal.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas Francës, Britanisë së Madhe i kërkohet njohja e Palestinës shtet
Artikulli tjetër 100 mijë njerëz të evakuuar pas dy ditë përleshjesh kufitare Tajlandë-Kamboxhia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.