Covid 19-të përveç vdekjeve të shumta la pas edhe shumë pikëpyetje të cilat ekspertët po mundohet të japin të dhënat konkrete. Vaksinat kundër covidit ishin një tjetër çështje e nxehtë pas teorive konspirative të cilat vërshuan nëpër botë duke ngitur dyshime a duhet bërë apo jo.
Profesor i Mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, John Ioannidis tha se mandatet agresive dhe zelli për të vaksinuar të gjithë me çdo kusht ishin ndoshta një ide e keqe. Sipas studimit në përgjithësi 5,400 njerëz duhej të vaksinoheshin për të shpëtuar një jetë, por tek personat nën 30 vjeç kjo shifër u rrit në 100,000 vaksina.
Personat mbi 70 vjeç përbënin gati 70 përqind të jetëve të shpëtuara, ndërsa personat e moshës 60 deri në 70 vjeç përbënin 20 përqind të tjerë. Ndërkohë, personat nën 20 vjeç përbënin vetëm 0.01 përqind të jetëve të shpëtuara dhe personat nga 20 deri në 30 vjeç përbënin 0.07 përqind.
Studiuesit arritën në përfundimin se, megjithëse vaksinat kishin një “përfitim të konsiderueshëm” në vdekshmërinë globale, ai ishte “kryesisht i kufizuar” tek njerëzit e moshuar. Më shumë se 23 miliardë doza të vaksinës janë administruar që nga lançimi i saj në vitin 2021. Por ka pasur shqetësime në rritje për dëmet e tij, veçanërisht për të rinjtë, dhe se si mund të mos ia vlejë për një popullsi që është në rrezikun më të ulët të vdekjes.
Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Yale identifikuan një sindromë alarmante të lidhur me injeksionet e ARNi-së, ato të prodhuara nga kompani si Pfizer dhe Moderna. E quajtur ‘sindroma pas vaksinimit’, sipas studimit kjo gjendje duket se shkakton mjegullim të trurit, marramendje, tinitus dhe intolerancë ndaj ushtrimeve.
Marrë nga Lapsi.al