KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për kandidatët republikanë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për kandidatët republikanë
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për kandidatët republikanë

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 10:41 am
204 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Elon Musk ka vazhduar të financojë kandidatët republikanë edhe pas përçarjes së tij publike me presidentin amerikan Donald Trump, duke dhuruar miliona dollarë për grupet e fushatave që po përgatiten për zgjedhjet afatmesme të vitit të ardhshëm.

Të dhënat gjashtëmujore të publikuara të enjten tregojnë se drejtori ekzekutiv i Teslës ishte donatori më i madh i vetëm për komitetet që mbështesin republikanët në garat për Kongres, edhe pse periudha e tij në qeveri përfundoi në mënyrë të turpshme dhe bizneset e tij pësuan “pasoja të rënda” nga lidhja me administratën Trump.

Musk dhuroi nga 5 milionë dollarë për dy superkomitetet kryesore të veçanta që mbështesin kandidatët republikanë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe për Senatin më 27 qershor, sipas dokumenteve të paraqitura në Komisionin Federal të Zgjedhjeve në SHBA vetëm disa ditë përpara se ai të hidhte idenë e ndërtimit të një partie rivale.

Ndërkohë, komiteti i tij politik personal, America Pac, të cilin e kishte përdorur për të mbështetur fushatën e Trump-it vitin e kaluar si edhe kandidatë lokalë në Pensilvani dhe Uiskonsin, zbuloi se kishte më pak se 200 mijë dollarë në arkë në fund të muajit të kaluar.

Musk kishte dhuruar gjithsej 45 milionë dollarë për America Pac gjatë kësaj periudhe, duke shpenzuar pjesën më të madhe për të mbështetur Brad Schimel-in, një kandidat konservator për Gjykatën e Lartë të shtetit në Uiskonsin, i cili në fund humbi me një diferencë prej 10 pikësh përqindjeje.

Njeriu më i pasur në botë, që kishte shpenzuar më shumë se 250 milionë dollarë për të mbështetur Trump-in në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, kishte sinjalizuar në maj se do të zvogëlonte ndjeshëm donacionet e tij politike, për shkak të zhgënjimit nga humbja e Schimel-it dhe reagimit të ashpër ndaj bizneseve të tij për shkak të rolit që kishte si drejtues i të ashtuquajturit Departament për Efiçencë Qeveritare (Doge).

Shumë shpejt pas kësaj, marrëdhënia midis Musk-ut dhe Trump-it u përkeqësua në mënyrë dramatike, pasi miliarderi e quajti projektligjin kryesor për taksat dhe shpenzimet të Shtëpisë së Bardhë si të ekzagjeruar dhe riktheu spekulimet se presidenti kishte pasur lidhje me pedofilin Jeffrey Epstein.

Si kundërpërgjigje, Trump deklaroi se qeveria mund të anulonte kontratat fitimprurëse me kompanitë e Musk-ut, si SpaceX dhe Starlink, dhe madje sugjeroi se ish-aleati i tij mund të dëbohej nga vendi.

Me 5 korrik, një Musk i zemëruar deklaroi se kishte krijuar “Partinë Amerikane”, duke thënë se për “12 muajt e ardhshëm” do të fokusohej në mbështetjen e kandidatëve që garonin kundër republikanëve.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë shenjë se Musk apo aleatët e tij kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të themeluar një parti, qoftë në nivel lokal apo kombëtar.

Tensionet midis Trump-it dhe ish-donatorit të tij duket se janë zbutur ditët e fundit, me presidentin që ka deklaruar se dëshiron që bizneset e Musk-ut të “lulëzojnë”. Musk nuk iu përgjigj një kërkese për koment në lidhje me këto raportime.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BIRN nxjerr zbuluar Kryeministrin: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal
Artikulli tjetër Kush reklamon kalimin me varka drejt La Manshit në rrjetet sociale do të dënohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.