KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush reklamon kalimin me varka drejt La Manshit në rrjetet sociale do të dënohet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush reklamon kalimin me varka drejt La Manshit në rrjetet sociale do të dënohet
AnalizeBotaOpinionPolitikeSociale

Kush reklamon kalimin me varka drejt La Manshit në rrjetet sociale do të dënohet

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 10:44 am
212 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministrat do të ndalojnë reklamat në mediat sociale që promovojnë udhëtime me anijë të vogla përmes Kanalit për azilkërkuesit.

Qeveria do të krijojë një vepër penale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që mund të çojë në dënimin e autorëve deri në pesë vjet burg dhe një gjobë të majme.

Edhe pse lehtësimi i imigracionit të paligjshëm është tashmë një krim, ndryshimi do ta bëjë një vepër penale specifike krijimin e materialeve për publikim online, që promovojnë ose ofrojnë shërbime që do të çonin në shkelje të ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo përfshin reklamimin e kalimeve me varka të vogla, shitjen e pasaportave, vizave dhe dokumenteve të tjera të udhëtimit të falsifikuara, si dhe promovimin e mundësive për punë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat do ta bëjnë ndryshimin nëpërmjet një amendamenti në projektligjin për sigurinë kufitare, i cili po kalon fazat e tij të fundit në Dhomën e Lordëve.

Tetëdhjetë përqind e migrantëve që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla u thanë zyrtarëve qeveritarë se kishin përdorur mediat sociale gjatë udhëtimit të tyre, duke përfshirë edhe gjetjen ose komunikimin me kontrabandistët e njerëzve, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Departamenti tha se donte të godiste kontrabandistët që u shesin një narrativë të rreme për jetën në Mbretërinë e Bashkuar azilkërkuesve të dëshpëruar, duke kriminalizuar ata që premtojnë punë të paligjshme në internet.

Yvette Cooper, sekretarja e brendshme, tha: “Shitja e premtimit të rremë për një udhëtim të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar dhe një jetë në këtë vend – qoftë online apo offline – thjesht për të fituar para, është thjesht imorale.”

“Këta kriminelë nuk kanë problem t’i çojnë emigrantët në situata kërcënuese për jetën, duke përdorur taktika të paturpshme në mediat sociale. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndaluar ata – kudo që veprojnë.”

Ndryshimi do ta bëjë gjithashtu krim postimin në internet të përmbajtjes që inkurajon dikë të shkelë ligjin e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar në këmbim të parave.

Rob Jones, drejtori i përgjithshëm për operacionet në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), tha: “Ne e dimë që shumë nga rrjetet e kontrabandës së njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre duke transportuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, promovojnë shërbimet e tyre për migrantët duke përdorur mediat sociale. Shumica e migrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë angazhuar me kontrabandistët në këtë mënyrë.”

NCA ka ndërmarrë veprime kundër grupeve të krimit të organizuar që përdorin mediat sociale për të promovuar kalimet kufitare, përfshirë një bandë me seli në Uellsin Jugor të dënuar në nëntor 2024 pasi kontrabandoi mijëra njerëz në të gjithë Evropën.

Banda përdori video në mediat sociale të postuara nga njerëz, që kishin kaluar me sukses kufirin për të promovuar shërbimin.

Një rrjet tjetër i operuar nga kontrabandisti me bazë në Preston, Amanj Hasan Zada, i cili më vonë u burgos me 17 vjet, postoi gjithashtu video të njerëzve që e falënderonin Zadën për ndihmën që i kishte dhënë.

Ka pasur raste të kontrabandistëve shqiptarë të njerëzve që kanë përdorur mediat sociale për të promovuar “paketa” me vlerë 12,000 £ për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë akomodimin dhe punësimin, të cilat gjithashtu do të bien nën fushëveprimin e ligjit të ri.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Debati në Uashington – Pse financohet shoqëria civile jashtë vendit?

Francë/ Tre kuaj shkaktuan kaos në autostradë

Bie besimi në ekonomi, në muajin prill

Maji muaji i grevave në Itali

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për kandidatët republikanë
Artikulli tjetër Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 milion euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arrestohet turku në Rinas, ishte në kërkim për “puç ushtarak”
Aktuale Analize Fokus Kryesore 4 Maj, 2026
Shkodër/ Në gjyq katër persona për pastrim parash
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në shënjestër
Aktuale Analize Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.