KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 milion euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 milion euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 milion euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 10:49 am
255 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Fitimet e inceneratorit fantazmë të Tiranës u rritën me 36 për qind vitin e kaluar, teksa administrimi shtetëror i kompanisë ka filluar të nxjerrë në pah abuzimet financiare të koncesionarit. Bilanci zyrtar i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se për vitin 2024 kompania Integrated Energy regjistroi një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh (1 euro= 97 lekë), nga 7.6 milionë euro që ishte fitimi i një viti më parë.

Sipas raportit të administrimit, të ardhurat e landfillit të Sharrës u rritën me 8.4 për qind duke arritur në 17.4 milionë euro, çka do të thotë se kompania ka një normë fitimi 60 për qind mbi xhiron.

Kjo tregon qartë se sa fitimprurës është biznesi i traut të Sharrës dhe se sa shtrenjtë po e paguajnë qytetarët shqiptarë tarifën 29 euro të depozitimit të mbetjeve në landfill, pa marrë në këmbim asnjë investim.

Ndërkohë, në krahun tjetër të bilancit, shpenzimet e aktivitetit të kompanisë u ulën me 17 për qind duke zbritur në 6.8 milionë euro për vitin e kaluar.

Integrated Energy ka arritur të mbledhë një pjesë të borxheve të papaguara nga klientët, teksa llogaritë e arkëtueshme u ulën nga 15.1 milionë euro që ishin në 11.9 milionë euro. Kjo do të thotë se vitin e kaluar, Integrated Energy ka mundur të mbledhë më shumë se 3 milionë euro detyrime të papaguara, që kishin ndaj saj klientë të ndryshëm.

Shlyerje borxhesh të trashëguara nga privati

Rezultati më i mirë financiar, i ka mundësuar kompanisë që të shlyejë një pjesë të borxheve të trashëguara përpara sekuestrimit të saj nga SPAK dhe vënies në administrim shtetëror. Sipas raportit të ecurisë së veprimtarisë për vitin 2024, llogaritë e pagueshme ndaj furnitorëve u ulën me mbi 400 mijë euro duke rënë në 6.2 milionë euro.

Kompania shleu mbi 1.4 milionë euro kredi të trashëguara. Megjithatë, Integrated Energy ka ende dhe 7.7 milionë euro kredi për të shlyer, të cilat ishin marrë në banka të nivelit të dytë gjatë kohës kur shoqëria administrohej nga dyshja Zoto-Mërtiri.

Veç shlyerjes së kredive, kompania pagoi edhe 3.5 milionë euro detyrime të prapambetura ndaj Tatimeve gjatë vitit të kaluar. Edhe këto detyrime ishin lënë të trashëguara nga privati. Ndërkohë sipas dokumentave, Integrated Energy ka ende edhe 2.2 milionë euro borxhe të prapambetura për shkak të mospagesës së taksave gjatë administrimit nga koncesionari privat.

Me pak fjalë, qytetarët e Tiranës tashmë janë duke paguar borxhet e lënë pas nga administrimi privat i landfillit të Sharrës dhe do të duhet të paguajne ende edhe 10 milionë euro të tjera për t’i shlyer plotësisht detyrimet e prapambetura.

Prej gushtit të vitit 2023, shoqëria koncesionare Integrated Energy është nën administrim shtetëror, pasi u sekuestrua nga Gjykata për korrupsion. Fati i kompanisë mbetet ende i pavendosur përfundimisht, ndërkohë që administratori shtetëror vetëm administron kompaninë, shlyen borxhet dhe destinon fitimet në llogarinë e fitimeve të pashpërndara.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush reklamon kalimin me varka drejt La Manshit në rrjetet sociale do të dënohet
Artikulli tjetër Turizmi i hidhur, po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.