KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nisin hetime në SHBA ndaj ish-prokurorit Jack Smith
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nisin hetime në SHBA ndaj ish-prokurorit Jack Smith
AktualeAnalizeBotaFokusRajoni

Nisin hetime në SHBA ndaj ish-prokurorit Jack Smith

Përditësimi i fundit: 3 Gusht, 2025 9:18 am
263 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke hetuar nëse Smith e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë të përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike.

Zyra e ka marrë këtë vendim pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi.

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm është agjenci federale e pavarur, e cila heton sjelljet e punëtorëve federalë, mirëpo nuk ka autoritetet për të ngritur akuza penale. Ajo është agjenci e ndarë prej Zyrës së Prokurorit, që paraprakisht është mbikëqyrur nga Smith, i cili është emëruar në atë pozitë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për t’i ndjekur çështjet penale.

Smith ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë në janar, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

Më herët gjatë javës, Cotton e ka akuzuar Smithin që i ka ngritur çështjet penale kundër Trumpit me qëllim të dëmtimit të fushatës së tij presidenciale. Ai e ka quajtur Smithin “figurë politike që maskohet si zyrtar publik”.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të hetohet kjo ndërhyrje e pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”, ka shkruar Cotton në X – dikur Twitter.

Smith i ka ngritur dy raste penale kundër Trumpit, në njërën e ka akuzuar për mbajtje të paligjshme të materialeve të klasifikuara, ndërsa rasti tjetër kishte të bënte me përpjekjet e supozuara të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Më vonë, më 6 janar 2021, në ndërtesën e Kongresit patën shpërthyer trazirat.

Asnjëri rast nuk ka përfunduar në proces të gjykimit, për një mori arsyesh. Njëra ndër to ka qenë edhe vendimi i Gjykatës Supreme, me shumicë konservatorësh, që u ka garantuar ish-presidentëve imunitet nga ndjekja penale.

Smith i ka anuluar të dyja rastet pasi Trump i ka fituar zgjedhjet, duke e cituar një politikë të Departamentit amerikan të Drejtësisë që nuk lejon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Ai e ka publikuar një raport në janar, duke thënë se dëshmitë që i ka mbledhur janë të mjaftueshme për ta dërguar Trumpin në gjyq.

Presidenti Trump mohon çdo keqbërje dhe i ka akuzuar prokurorët për tentime të motivuara politikisht, për t’ia dëmtuar fushatën.

Para se të merrej me hetimin ndaj Trumpit, Smith e ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Gjykata Speciale i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë. Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror
Artikulli tjetër Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.