Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Paçram në Vaun e Dejës. Viktima është identifikuar si Frrok Lleshaj.
Ai u gjet i vrarë nga kalimtarët e fshatit Paçram pak larg banesës së tij, ndërsa pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.
65-vjeçari raportohet se 30 vjet më parë ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj. Ai u arrestua për këtë ngjarje, por u arratis nga burgu në vitin 1997.
Më pas u arrestua sërish në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe u lirua në mars të vitit 2023. Edhe pse u dënua me burg, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësin e ngjarjes për të cilën u akuzua. • Në fillim të viteve ’90, Frrok Lleshaj ka punuar si efektiv policie.
Bëhet me dije se është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.
Marrë nga Dosja.al