KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit

Përditësimi i fundit: 8 Gusht, 2025 10:40 am
238 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të sqarojë sot se si duhet vepruar për konstituimin e Kuvendit, pasi deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë dështuan 54 herë ta konstituojnë atë.

Deputetët nuk arritën ta bëjnë këtë as brenda afatit 30-ditor të dhënë nga Kushtetuesja, i cili skadoi më 26 korrik.

Muajin e kaluar, Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim apo veprim deri më 8 gusht në lidhje me themelimin e organit ligjvënës, derisa po shqyrton dy lëndë për këtë çështje.

Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Gjatë 8 gushtit, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u pyet nëse është i gatshëm të arrijë kompromis për konstituimin e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim.

Por, ai përsëriti qëndrimin se partia e tij, që doli e para në zgjedhje, ka ofruar dy kompromise: nëse në tentimin e parë përmes votimit të fshehtë kandidatja e tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk zgjidhet, atëherë do të ndryshohet emri dhe kompromisi i dytë të arrihet një pajtim që kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët të votohen në pako dhe më pas të kthehen në votim të hapur.

Kurti tha se në aktgjykimin e Kushtetueses ishte thënë se partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për zgjidhje sepse “mosmarrëveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata”.

“Menjëherë, dy partitë politike kryesore opozitare, sërish dërguan lëndë në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë uluni dhe merruni vesh, ju nuk shkoni sërish në Gjykatë për të dërguar raste të reja. Ne nuk e kemi bërë këtë si LVV. Ndërkaq, PDK dhe LDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë thua se nuk ekziston një aktgjykim paraprak. Ne e kemi respektuar aktgjykimin dhe jam unë që kam shkruar letra për t’u takuar, bashkëbiseduar në frymë bashkëpunimi dhe me konsulta konstruktive, mirëpo deri më tani nuk kemi pasur sukses. Është dëm që nuk është konstituuar Kuvendi, në mënyrë që të themelohet qeveria e re.

Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi – pasi presidentja e tërhoqi kërkesën më 5 gusht, për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.

Në aktgjykimin e saj të parë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të mosrespektimit të vendimit të saj.

Gjykata Kushtetuese tha se ajo “trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara” dhe se është e “drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”.

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se paraliza institucionale është duke e cenuar edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, deklaroi ai.

Për shkak të krizës politike, sipas Gëzim Visokës, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Kosovës i kanosen dy rreziqe të mëdha.

E para, sipas tij, është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale.

Sipas Visokës, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka thënë pas takimeve me liderë politikë të Kosovës se ata kanë fituar vota për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet shteti, andaj duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin e dhënë nga populli.

Ambasada Britanike në Kosovë tha të enjten se “pavarësia e funksionimit të Gjykatës është thelbësore për demokracinë e Kosovës”.

“Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, ndërsa vendimet e Gjykatës duhet të respektohen dhe të zbatohen”.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët dështuan që ta konstituonin Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa Vetëvendosje ka ngulur këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e kanë cilësuar atë si figurë “përçarëse”.

Deputetët kanë mosmarrëveshje gjithashtu edhe për mënyrën e votimit, me LVV-në që nuk ka hequr dorë nga votimi i fshehtë me gjithë kundërshtimet nga partitë e tjera.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ShBA-ja ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës
Artikulli tjetër Starmer kundërshton planin e Netanyahut për pushtimin e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Analize Bota HI-Tech Kulture Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.