KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Perimet vendore të Kosovës shkojnë jashtë, tregu mbushet me import
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Perimet vendore të Kosovës shkojnë jashtë, tregu mbushet me import
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Perimet vendore të Kosovës shkojnë jashtë, tregu mbushet me import

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2025 10:33 am
227 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Fermeri Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës në rajonin e Prizrenit, ka të mbjellë rreth 2.5 hektarë tokë me domate në serrë. Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri në fillim të muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 tonë domate dhe pret të vjelë edhe 150 të tjerë. E gjithë kjo sasi është shitur në tregjet evropiane.

“Domatet në treg vendor nuk i shes. Çmimi është më i lirë, kurse jashtë i shes më shpejtë dhe me shtrenjtë. Të freskëta i dërgoj në një pikë grumbulluese këtu në Mamushë dhe ai i eksporton jashtë vendit. Çmimi sivjet është i mirë, 60 cent për kilogram, kurse në tregun vendor shkon më lirë”, i tha ai Radios Evropa e Lirë.

Në pikën grumbulluese Eurotaç, po në Mamushë, përveç domateve janë duke u grumbulluar edhe tranguj, lakra, qepë, patate, dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe grumbullimi i specave. Shumica janë nga serrat dhe të gjitha eksportohen në vendet e Ballkanit dhe të Evropës. Pronari i kësaj kompanie Nehat Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për prodhime vendore e ka tejkaluar ofertën vendore.

“Sa të ofrojnë fermerët ne eksportojmë, specat dhe domatet janë shumë te kërkuara”.

“Vetëm për 20 ditë të muajit korrik kemi eksportuar këto lloje të kulturave në vlerë të mbi 1 milion eurove, ndërsa deri në fund të sezonit kemi të kontraktuar sasi deri në 3 milionë euro”, tha Mazreku.

Ai tregoi se vitin e kaluar ka eksportuar sasi në vlerë të 1.5 milion eurove.

“Për çdo vit ka rritje të kërkesave për të gjitha këto produkte”, tha Mazreku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për periudhën janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kanë arritur vlera të konsiderueshme: domatet rreth 30 mijë euro, specat 50 mijë euro, trangujt 277 mijë euro, ndërsa patatet afro 1.1 milion euro. Këto shifra nuk përfshijnë muajin korrik, kur zakonisht arrihet kulmi i prodhimit dhe eksporti i këtyre kulturave.

Megjithatë, kjo rritje e eksportit nuk është reflektuar në ulje të çmimeve për konsumatorët vendorë. Edhe pse në treg ka prodhime vendore, çmimet mbeten të larta për standardin e shumë qytetarëve, me pagë mesatare prej 639 eurosh. Gjatë muajve të verës, çmimet për një kilogram speca arrijnë deri në 1.50 euro, domatet deri në 1.20 euro, trangujt mbi 1 euro, ndërsa patatet pak më lirë – çmime që ndryshojnë varësisht nga lokacioni apo dyqani.

Por, këto shifra ndryshojnë kur bëhet fjalë për përpunimin e këtyre perimeve. Hartim Gashi, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Përpunueseve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), i tha Radios Evropa e Lirë se viteve të fundit është rritur numri i kompanive që bëjnë përpunimin e perimeve sezonale dhe kjo krijon mungesë të produkteve në treg. Në nivel vendi janë 1.700 kompani të tilla, që sipas Gashit, në shumicën e rasteve udhëhiqen nga gratë. Sipas tij, 68 për qind e kompanive i eksportojnë produktet e tyre kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

“Fermerët vendorë prioritet e kanë eksportin e prodhimeve dhe fare pak merren me furnizim në tregun lokal. Kjo për faktin se çmimi është i mirë, pagesa e sigurt dhe koha e shkurtër për t’i dërguar në pikën grumbulluese”, tregon ai.

Në Kosovë, rreth 420 mijë hektarë tokë shfrytëzohen për arsye bujqësore. Prej tyre, më shumë se gjysma shfrytëzohet për kullosa dhe livadhe. Megjithatë, Gashi shprehet se Kosova vazhdon të varet nga importi i këtyre produkteve nga shtete të tjera, si Turqia, Holanda dhe Shqipëria, dhe rrjedhimisht çmimet janë më të larta.

“ E kemi një situatë interesante – eksporti po rritet, por në të njëjtën kohë po rritet edhe importi. Kjo ndodh për shkak të mungesës së prodhimit vendor në periudha të caktuara, sidomos gjatë dimrit. Gjatë kësaj kohe, tregjet vazhdojnë të kenë perime, por ato nuk janë nga Kosova,” tha ai.

Fatmir Selimi, magjistër i agroekonomisë, vlerëson se sasia e lartë e importit lidhet edhe me faktin që, sipas traditës, në stinën e vjeshtës, qytetarët e Kosovës furnizohen me perime për turshi, të cilat i përdorin gjatë sezonit të dimrit. Vetëm në periudhën janar – qershor, në Kosovë vlera e importuar e këtyre kulturave bujqësore në tregun vendor ka arritur në mbi 1.5 milion euro. Gashi dhe Selimi mendojnë se institucionet duhet t’i balancojnë nevojat e tregut të brendshëm me orientimin drejt eksportit. Gashi propozon vendosjen e masave mbrojtëse dhe subvencioneve për zgjerimin e serrave, duke përmendur nevojën për vendosjen e kuotave për import gjatë sezonit të prodhimit vendor.

“Po e marr shembull domaten – nga 15 qershori deri më 15 shtator, nuk duhet të ndalohet plotësisht importi, por të kufizohet. Për shembull, të lejohen vetëm 100 tonë domate në ditë”, tha ai.

Selimi, ndërkohë, thekson nevojën për mbështetje financiare që do t’i ndihmonte fermerët ta rrisin rendimentin dhe cilësinë. Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit të kaluar ka subvencionuar rreth 5.000 hektarë tokë të mbjellë me kultura si domate, speca, tranguj, patate dhe qepë. Sipas kësaj ministrie, fermerët që i kanë kultivuar këto perime në fushë të hapur janë subvencionuar me 600 euro për hektar, ndërsa ata që i kanë kultivuar në serra janë mbështetur me 850 euro për hektar. Sipërfaqja e përgjithshme e serrave me perime në Kosovë arrin në 242 hektarë.

 

Marrë nga Radio Evrpa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-agjenti i inteligjencës shqiptare dënojhet për trafik kokaine në Kili
Artikulli tjetër Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.