Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotme Gjilanin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 12:32, ku dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Por, pas transportimit ne spital, një nga personat e plagosur ka humbur jetën, për shkak të plagëve të rënda që mori.
Shkaku i vrasjes ende nuk dihet zyrtarisht, por dyshohet se është për shkak të lekëve me fajde.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Mefail Shkodra dhe po punohet për kapjen e tij.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e autorit Mefail Shkodra, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin. Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.
Marrë nga Dosja.al