KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deklarimi i Pasurive, në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Deklarimi i Pasurive, në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Deklarimi i Pasurive, në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

Përditësimi i fundit: 11 Gusht, 2025 5:36 pm
264 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka një staf prej 40 inspektorësh e ndihmës-inspektorësh, të cilët kanë për detyrë verifikimin e “xhepave” të zyrtarëve të lartë; ka një buxhet vjetor rreth 2.5 milionë euro dhe një administratë mbështetëse, që arrin në mbi 70 rrogëtarë shtetërorë me paga të konsiderueshme.

E, pas këtyre benefitive, institucioni i drejtuar prej disa vitesh nga Evgjeni Bashari “mburret” në raportin vjetor për vitin 2024 se…ka arritur të referojë rastin e një personi pranë Prokurorisë së Posaçme.

Pra, një vit punë dhe rroga të majme, për të zbuluar vetëm një rast zyrtari (ose ish-zyrtari) me probleme me pasurinë që është subjekt i SPAK-ut (zyrtar i nivelit nga kryetar bashkie e lart).

Kjo e dhënë gjendet në dokumentin mbi aktivitetin institucional për vitin e kaluar, që ka dorëzuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) në Parlament.

“Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në Raportin Vjetor 2024.

Ky paragraf është i mjaftueshëm për të kuptuar se ILDKPKI, për të gjithë vitin 2024, ka bërë 23 referime në total, por që jo të gjithë janë çështje për në Prokurori, pasi përmendet shprehja ‘referime penale dhe të tjera”. Por, edhe sikur të ishin të gjitha referime penale, është sërish ILDKPKI që saktëson se “një rast është referuar në SPAK”, çfarë lë të kuptohet se në aktivitetin një-vjeçar kanë arritur me sukses të zbulojnë një rast të vetëm.

Nëse merren të mirëqena statistikat e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Shqipëria mund të konkurojë denjësisht për nivelin minimal të korrupsionit me shtete si Finlanda e Norvegjia, të cilat mbajnë primatin e renditjes botërore për administratë dhe zyrtarë të pastër.

Në fakt, gjendja, siç duhet ta dijë edhe vetë institucioni i Deklarimit të Pasurive, nuk është rozë. Madje, është aq e errët, sa Prokuroria e Posaçme, mjafton të ketë vullnetin, dhe nuk del asnjëherë bosh në evidentimin e korrupsionit nga maja e piramidës shtetërore e deri tek hallka më e fundit administrative.

Por, struktura që duhet të verifikojë pasuritë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, që nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive e drejtorët e mëdhenj shtetërorë, thotë se nuk ka gjetur probleme të tilla. A janë për t’u besuar këto rezultate?

Zero konflikt interesi

Por, nëse shifrat e referimeve në Prokurori janë fare minimale, numri i rasteve të konfliktit të interesit të evidentuar nga ky institucion përgjatë një viti janë “ulëritëse”- ZERO.

Emërtesa e plotë e institucionit është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ligji e parashikon këtë strukturë si agjencia kryesore përgjegjëse për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e konfliktit të interesave në çdo rang të administratës publike.

Në Raportin Vjetor për vitin 2024, kryeinspektorja Evgjeni Bashari jo vetëm që nuk përmend ndonjë situatë të zgjidhur konflikti interesash, por as nuk e përmend aspak këtë term në dokumentin prej 39 faqesh të dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë për aktivitetin institucional.

Shqipëria, gjatë vitit 2024, por edhe më parë, është njohur me raste flagrante të konfliktit të interesave. Afera “5D” e Bashkisë së Tiranës provoi se drejtorët më të rëndësishëm të këtij institucioni shpallnin kompanitë e tyre fituese të tenderave që zhvillonin vetë.

Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese u përfshinë në një “luftë” të gjatë, gati 2-vjeçar, për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, pasi ajo u kap “në flagrancë” në kushtet e konfliktit të interesit, kur bashkëshorti i saj, ish-deputeti dhe biznesmeni Artan Gaçi, u shpall “investitor strategjik” nga qeveria, ku gruaja e tij ishte pjesë.

Investigimet mediatike kanë konfirmuar se vëllezërit, motrat, baballararët, kunetërit e kunatat e thuajse çdo zyrtari të lartë shtetërorë e drejtorësh të rëndësishëm, janë pronarë të kompanive private që fitojnë tendera në institucionet ku familjarët e tyre ushtrojnë funksionet.

Fëmijët e kryetarëve të bashkisë apo rrethi i tyre i afërt familjar është raportuar se fitojnë tendera, licensa e “dhurata dhe favore” të tjera në konflikt interesi.

Por, vetëm për instituconin përgjegjës, pra për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, në administratën shtetërore nuk ka “konflikt interesi”.

ILDKP fitoi kullë nga Rama

Megjithatë, gjatë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025, ILDKPKI arriti një fitore shumë të madhe institucionale. Në shenjë vlerësimi për “pasivitetin ekstrem” të treguar në përmbushjen e funksioneve të saj, kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë të shtrenjtë. E bëri institucionin me kullë.

“Boldnews.al” ka raportuar mw herwt se Kwshilli i Rregullimit tw Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama, miratoi nw Shkurt tw vitit 2025 vendimin nr. 8, me objekt: “Miratimin e lejes së ndërtimit për ‘rikonstruksionin dhe shtesë 1 kat mbi objektin ekzistues 6 kat, shtesë anësore 7 kate me 1 kat nëntokë, i godinës së ILDKPKI”.

Ndërtesa ekzistuese e institucionit gjendet në rrugën “Reshit Çollaku”, thuajse në qendër të Tiranës, e rrethuar nga Gjykata e Lartë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare.

Vendi është strategjik dhe tepër i lakmuar për zyrtarë shtetërorë. Por, duket se stafi i ILDKPKI-së nuk ka qenë shumë i kënaqur me kushtet e zyrave, edhe pse ato janë ndërtuar vetëm pak vite më parë.

“Shërbimi” me heshtje që i kanë ofruar qeverisë, natyrisht, do të donte shpërblimin e vetë. Për ato institucione, të cilat ligji i konsideron si “të pavarura”, por që tregohen shumë “dashamirëse” me pushtetin e tij, kryeministri Rama tregohet i pakursyer.

Godina aktuale e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive është e përbërë nga dy pjesë. Njëra, më e ulta, ka qenë një ndërtesë e vjetër, 4-katëshe, e rikonstruktuar tërësisht në vitet 2004-2005. Gjatë këtij rikonstruksioni, godinës ekzistuese iu shtua edhe një ndërtesë e re, 6 kate, duke krijuar një kompleks sa interesant, aq edhe funksional për stafin e institucionit.

Por, duket se kaq nuk ka mjaftuar. Njerëzit që duhet të verifikojnë pasuritë e zyrtarëve të lartë duhet të ndihen akoma më komod në zyrat e tyre.

Për këtë mendoi kryeministri Rama, i cili, krahas lejes së ndërtimit, miratoi nëpërmjet maxhorancës së tij parlamentare edhe fondin prej më shumë se 1.8 miliardë lekë të vjetra (ose 1.8 milionë euro), për rikonstruksionin e godinës.

Në letra shënohet “rikonstruksion”, por në fakt bëhet fjalë për një ndërtim tërësisht të ri, me 7 kate mbi tokë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama betonizon parqet kombëtare
Artikulli tjetër Britania e Madhe prezanton planin për “të përzënë” menjëherë të huajt që dënohen me burgim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.