KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një 14-vjeçar vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një 14-vjeçar vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Një 14-vjeçar vritet me thikë nga bashkëmoshatari në Maliq

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2025 9:38 am
188 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Teksa nuk ka kaluar as një vit nga vrasja e Martin Canit, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të kaliar, tragjedia përsëritet sërish tek të miturit. Po 14-vjeçarë “killera” me thikë dhe po ashtu 14-vjeçar që vritet.

Ngjarja këtë herë nuk është në kryeqytet, por në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit në juglindje të vendit.

Autoritetet policore në Korçë raportojnë se dy të mitur, të moshës 14-vjeçare, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me thika në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00.

Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç.

Burime bëjnë me dije se viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori Enedio Guri nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në Pirg, të tre fshatra të Bashkisë së Maliqit.

Autoritetet policore raportojnë se i mituri tjetër, autori i dyshuar i krimit Enedio Guri, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Sipas dëshmitarëve, dy të miturit, pasi kanë shkuar në ambientet e jashtme të një lokal në fshatin Pirg, kanë filluar një diskutim me njëri-tjetrin, ku më pas debati verbal ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e thikave.

Autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë. Policia ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë, të gjithë të mitur, teksa po kryen hetimet mbi motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.

Në njoftim thuhet se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo është një tjetër tragjedi që tregon se ka dështuar sistemi arsimor dhe siguria tek fëmijët është thuajse zero. Edi Rama me ministren e tij, Ogerta Manastirliu për vrasjen e Martin Canit ia hodhën fajin TikTok-ut dhe deklaronin se nuk duhet bërë politikë me ngjarje të tillë.

Tragjedia përsëritet sërish, TikTok-u është mbyllur, por këtë herë kush do i mbajë fajet?

NJOFTIMI

“Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Delvina, shkrumb e hi. Zjarri na dogji edhe shpresën!
Artikulli tjetër “Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.