KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Egnatia mbyll aventurën europiane pas një drame me shtesa
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Egnatia mbyll aventurën europiane pas një drame me shtesa
AktualeSocialeSporti

Egnatia mbyll aventurën europiane pas një drame me shtesa

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2025 10:22 am
317 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Fund i hidhur për Egnatian në turin e tretë të Conference League. Skuadra e Edlir Tetovës, pas një 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni, nuk ia doli të siguronte kualifikimin në shtëpi, duke u mposhtur 4-2 pas shtesave nga Olimpija Ljubljana.

Rrogozhinasit nisën ndeshjen furishëm, duke shënuar katër herë në vetëm tetë minutat e para, por tre gola u anuluan. Vetëm rrjeta e Lushkjes në minutën e 6-të u konsiderua e rregullt, duke i dhënë avantazhin vendasve. Pavarësisht kontrollit të lojës, një goditje këndi në minutën e 32-të u shfrytëzua nga sllovenët për të barazuar shifrat.

Në pjesën e dytë, miqtë kaluan për herë të parë në avantazh në minutën e 79-të, dhe situata u vështirësua edhe më shumë për Egnatian pas daljes me karton të kuq të Jahajës. Megjithatë, Lushkja u shfaq sërish vendimtar në minutën e 86-të, duke barazuar në 2-2 dhe duke çuar sfidën në shtesa.

Aty, dy lojtarë nga stoli të Olimpijas, Durdov dhe Blanko, realizuan në secilën pjesë shtesë, duke vulosur fitoren 4-2 dhe eliminimin e Egnatias nga ky edicion europian. Pavarësisht rezultatit, rrogozhinasit lanë pas një paraqitje të guximshme, duke treguar se mund të rivalizojnë edhe kundër skuadrave me përvojë ndërkombëtare.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dinamo eliminon Hajdukun dhe siguron ‘play-off’-in e Conference League
Artikulli tjetër Shqiptarët nuk po ‘martohen’ më, celebrimet bien 7.7%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë
Analize Bota Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.