KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2%
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Importet e ushqimeve ndjekin turizmin, rriten me 3.2%

Përditësimi i fundit: 19 Gusht, 2025 2:23 pm
211 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Importet e ushqimeve kane qenë në rritje vitet e fundit duke ndjekur të njëjtat trende të shtimit të vizitoreve të huaj në vendin tonë. Të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në 7- mujorin 2025 importet e ushqimeve u rritën me 3.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Importet e ushqimeve kanë shënuar një zgjerim të qëndrueshëm pas pandemisë, duke arritur në 93 miliardë lekë në janar-korrik 2025 nga 90.1 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja prej 3.2% është e lidhur ngushtë me flukset e larta turistike që po përjeton vendi, sidomos gjatë sezonit veror, duke shtuar kërkesën për ushqime, pije dhe produkte të tjera të konsumit. Në 6 mujorin e parë të vitit numri i turistëve të huaj shënoi rritje vjetore me 4.8%.

Në krye të listës qëndrojnë pijet dhe alkooli, me një zgjerim të importit me gati 10% në 7- mujor. Ky trend pasqyron drejtpërdrejt konsumin e lartë në hotele, bare dhe restorante të pijeve, të cilat në pjesën më të madhe janë nga importi.

Një tjetër grup me rritje të fortë janë kafeja, çaji dhe erëzat, me 34% më shumë se një vit më parë. Shqipëria është ndër vendet me konsum të lartë të kafesë, por flukset e turizmit kanë zgjeruar edhe më tej kërkesën për këto produkte.

Frutat dhe arrat e ngrënshme regjistruan një rritje prej 13.6%, ndërsa produktet e përpunuara të zarzavateve shënuan një zgjerim rekord prej 41%. Ky trend tregon qartë se industria e mikpritjes po kërkon furnizim të vazhdueshëm me produkte të gatshme dhe gjysmë të gatshme, të cilat janë më praktike për përdorim në restorante dhe struktura hoteliere. Po ashtu, produktet e bulmetit dhe mjaltit janë rritur me mbi 11%, ndërsa ushqimet e gatshme me bazë mishi, peshku dhe molusqe u zgjeruan me 14.7%.

Përkundër këtyre rritjeve, disa kategori shënuan tkurrje të dukshme. Importet e kafshëve të gjalla ranë me 16.8%, duke reflektuar edhe një orientim të tregut drejt produkteve të përpunuara të mishit.  Zarzavatet e freskëta pësuan ulje me 6.8%, si rrjedhojë e zëvendësimit të tyre me prodhime nga vendi.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve nuk është e shpërndarë njëtrajtësisht ne të gjitha kategorive, por është me theksuar me grupet më të lidhura me konsumin e turistëve. Rreth 4.7 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri në 6 mujorin e parë të vitit ka rritur kërkesën për pije, ushqime të përpunuara dhe produkte freskuese. Turizmi nuk po ndikon vetëm degët e ekonomisë dhe punësimin, por edhe strukturën e tregtisë së jashtme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çështja CEZ-DIA, kërkohet shfuqizimi i dënimit dhe konfiskimi i parave
Artikulli tjetër Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla, qeveria ndryshon projektin e belgëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.